Baleti 'Recomposed' shfaqet sot në skenën e Teatrit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje reprizën e baletit “Recomposed” me koreografi të Christophe Béranger & Jonathan Pranlas-Decsours.

Shfaqja “Recomposed” jepet në ora 20:00, ndërsa i referohet zhvillimeve aktuale që po kalon vendi, si dhe perspektivës për të ardhmen.

Përveç shfaqjes së reprizës së këtij baleti, gjatë këtij muaji Baleti Kombëtar do të ketë edhe tri paraqitje tjera para publikut.

Më 10 tetor 2019, po në skenën e TKK-së do të jepet repriza e shfaqjes “Ngjyrat e vallëzimit” me koreografi të Mehmet Balkan, ndërsa 7 ditë më pas, më 17.10.2019 shfaqet repriza e “O. Taka” me koreografi të Sinan Kajtazit.

BKK do të ketë edhe një reprizë në fund të këtij muaji, 30.10.2019, shfaqjen e baletit “La fille mal gardée” me koreografi të Natalia Osipova.