Artistet feministe të Kosovës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Artistet feministe të Kosovës do të performojnë nesër, më 7 gusht 2019 , në Tiranë në mbrojtje të objekti të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Performanca artistike, “Kanuni i gruas” do të jepet nesër mbrëma në kuadër të festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, duke filluar nga ora 20:00, në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Artpolis, qendra për art dhe komunitete, përmes një njoftimi bënë të ditur se performanca artistike “Kanuni i Gruas” jepen në solidaritet me artistët tiranas për mbrojtjen e objektit të Teatrin Kombëtar në Tiranë.

“Në solidaritet me Teatrin Kombëtar në Tiranë, me komunitetin artistik dhe artdashësit e Tiranës, të enjten, më datë 7 gusht në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, Artpolis prezanton performancën eksperimentale Kanuni i gruas, thuhet në njoftimin e Artpolis.

Shfaqja “Kanuni i Gruas” është një performancë emocionale e mbështetur në lëvizje skenike, këndim dhe biseda, e performuar nga aktore profesioniste.

“Kanuni i gruas” shtjellon temën e gruas në një cikël të procesit jetësor duke e vënë theksin tek ndikimi i mjedisit në pritshmërinë e saj për jetën, nënshtrimin ndaj paragjykimeve, vlerësimeve dhe abuzimeve të ndryshme.