array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e fabrikuar e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Deklarata

“Veliaj sapo i vuri gjobë Ramës: “Po të arrestohem unë, do arrestohesh edhe ti”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “Veliaj sapo i vuri gjobë Ramës: “Po të arrestohem unë, do arrestohesh edhe ti” është i rremë. Video që është publikuar me këtë mbishkrim është i manipuluar, duke u shkëputur vetëm një pjesë e paraqitjes së Veliajt duke e nxjerrë jashtë kontekstit atë që kryetari i Tiranës ka bërë në një video 10 minutëshe. Nga Bashkia e Tiranës kanë thënë se video është e fabrikuar. Në videon origjinale, Erion Veliaj e ka thënë të kundërtën e asaj që është publikuar nga faqja në ‘Threads’, ‘levizjashpreson’, (arkiva), pasi ka thënë se Shqipëria është vend demokratik dhe se kryeministri e kryetari i bashkisë s’ka se si t’i dijë të gjitha shkeljet që mund t’i bëjnë gjithë vartësit e tij.

Artikulli

Më 06.04.2024, faqja në ‘Threads’, ‘levizjashpreson’, (arkiva), ka publikuar një video të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me mbishkrimin, “Veliaj sapo i vuri gjobë Ramës: “Po të arrestohem unë, do arrestohesh edhe ti”.

Përveç këtij mbishkrimi, në këtë postim është postuar edhe një video në të cilën Velijaj thotë: “Si ka mundësi që nuk i dinte udhëheqësi, si ka mundësi nuk i dinte këto Edi Rama dhe si mundet që të ndodhi që deri ligjëvënësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqe të mëdha për të cilat akuzohet pa bekimin e kryeministrit.”

Krypometri ka pyetur edhe ekipën e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj rreth kësaj deklarate.

Në një përgjigje me shkrim për Krypometër, Renato Kalemi që është pjesë e stafit të Veliajt, ka thënë se kjo video është e fabrikuar.

“Të lutem referoju deklaratës zyrtare të z. Veliaj dhe jo videove të edituara apo lajmeve të fabrikuara”- thuhet në përgjigjen e tij.

Për të verfikuar këtë postim, Krypometër ka analizuar adresimin që ka bërë kryetari i Tiranës pas hetimeve të SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). 

Në këtë deklarim pas arrestimeve të disa drejtuesve dhe ish-zyrtarëve të bashkisë së Tiranës nga SPAK, Erion Veliaj ka mohuar lidhjen e tij me shkeljet e pretenduara nga SPAK.

videon origjinale, Erion Veliaj e ka thënë të kundërtën e asaj që është publikuar nga faqja në ‘Threads’, ‘levizjashpreson’, (arkiva).

Ai ka thënë se nuk mund të bëhet ndërlidhja e udhëheqësit të një institucioni me secilin krim të pretenduar nga zyrtarët e atij institucioni.

“Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?  Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!”- ka thënë Veliaj

Tutje, në paraqitjen e tij, Veliaj ka thënë se nuk ka asnjë ndërlidhje me shkeljet e identifikuara nga SPAK dhe ai është deklaruar se është i hapur dhe mbështetës për secilin hetim.