array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për tërmet të fortë në Tiranë

Deklarata

Tërmeti i fortë shkund Tiranën me rrethinë

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Tërmeti i fortë shkund Tiranën me rrethinë” i publikuar më 14.03.2024, nuk është i saktë. Tërmeti për të cilin kishte raportuar faqja e kishte epiqendrën në Podgoricë, ndërsa dridhjet që jane ndjerë në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë të lehta. Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri nuk ka njoftuar për asnjë tërmet në Tiranë, më 14.03.2024.

Artikulli

Më 14.03.2024, faqja e Facebook “Tradita Shqiptare” (arkiva) ka publikuar një fotografi me titull “Tërmeti i fortë shkund Tiranën me rrethinë” . 

Ky postim më pas është publikuar edhe në faqet e tjera të Facebook, si: “Aktualitete” (arkiva) dhe “Jeta dhe Shëndeti” (arkiva).

Krypometër ka kontrolluar faqen e Institutit të Gjeoshkencave, i cili përmes departamentit Sizmologjisë bën monitorimin dhe regjistron aktivitetin sizmik në Shqipëri dhe rreth saj, mirëpo aty nuk është publikuar asnjë njoftim për ndonjë termetë të fortë në Tiranë.

Krypometri ka verifikuar se ky tërmet nuk e kishte epiqendrën në Tiranë apo në afërsi të saj, mirëpo tërmeti e kishte epiqendrën në Mal të Zi (arkiva), përderisa është ndjerë edhe në vendet e tjera rreth këtij shteti, përfshirë edhe në disa rajone në Kosovë dhe Shqipëri (Arkivi). 

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) (Arkivi), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi.

Krypometri ka verifikuar edhe në faqen zyrtare të EMSC-së që më 14.03.2024 nuk ka pasur ndonjë tërmet me epiqendrën Tiranën (Arkivi), e as ndonjë tërmet tjetër në Shqipëri (Arkivi). 

26.11.2019  (Arkivi) një tërmet kishte goditur Shqipërinë duke lënë e 52 persona të vdekur dhe mbi 900 të tjerë të lënduar. 

Tërmeti kishte magnitudë 6.4 ballë (Arkivi) e epiqendra e tij ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga qyteti i Tiranës. 

Disa qytete u prekën nga tërmeti i fuqishëm, e në mesin e viktimave kishte edhe qytetarë nga Kosova (Arkivi).