Foto: Report.tv

Tërmeti, pamje nga brenda shtëpisë në Durrës

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë sot, ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 13 viktima.

Nga ky tërmet është prekur qyteti i Durrësit, Thumana dhe Kurbini.

KALLXO.com ka siguruar një video të gjendjes së një shtëpie pas këtij tërmeti.

 

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete.

Sipas sizmiologut Rrapo Ormëni, tërmeti ka zgjatuar nga 20-0 sekonda, është i njëjtë me atë të vitit 1926 dhe ka patur intensitet 8 ballë. Goditja më e madhe tashmë ka kaluar dhe pritet të ketë disa paslëkundje.

Liderë të institucioneve të Kosovës kanë shprehur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptare, përderisa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë nisur për në zonat e prekura nga tërmetet.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për zhvillimet në Shqipëri.