array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për ilaçin e mjekëve kroatë

Deklarata

Mjekët kroat japin ilaçin që po “dridh” botën – Gripi nuk do ju kap më

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Mjekët kroat japin ilaçin që po “dridh” botën – Gripi nuk do ju kap më” nuk është i bazuar në fakte dhe përmban konstatime të ekzagjeruara. Në titull thuhet se receta është dhënë nga mjekët kroat, por në artikull nuk është cituar asnjë mjek. Tutje konstatohet se receta e ka dridhë botën, por në artikull nuk është përfshirë asnjë reagim. Përveç kësaj, në titull konstatohet se personat që e konsumojnë këtë serum nuk do të preken nga gripi. Specialistët thonë se receta të tilla me prani të vitaminës C mund të ndihmojnë pacientët e prekur nga gripi, por nuk mund ta pengojnë kresjtësisht gripin.

Artikulli

Më 23 janar 2023, faqja e internetit “atdheulajm.com”, ka publikuar një artikull me titull: “Mjekët kroat japin ilaçin që po “dridh” botën – Gripi nuk do ju kap më”.

I njëjti artikull është shpërndarë nga disa faqe të facebook-ut si Atdheu Lajm, Tema Ditore, ALNews24 dhe lajmi.tv.

Në titull pretendohet se “mjekët kroat japin ilaçin”, mirëpo në përmbajtje nuk përmendet e as nuk citohet asnjë mjek.

Më tej, receta e publikuar në tekst nuk është bazuar në ndonjë burim të sigurt dhe nuk tregon se ndihmon në përballjen me gripin apo që e parandalon atë.

Specialisti i Mjekësisë Familjare, Remzi Shala thotë se kjo recetë ndihmon në përballje me gripin, por që nuk e pengon 100 për qind.

Ai për KALLXO.com ka thënë se të gjithë pacientëve iu përshkruan vitamin C për t’u përballur me gripin.

“Për sa i përket kësaj, vitamina C ndihmon me u përballë me gripin, po me pengu 100 % jo. Vitamina C tek gripi karcol dominant, ndikon në lehtësimin e simptomave dhe preventon, por jo 100 %. Ne të gjithë pacientëve iu përshkruajmë vitaminë C gjatë gripit”- ka theksuar Shala.