array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për fjalët e fundit të Liridona Ademajt

Deklarata

Fjalët e fundit të Liridonës së vrarë publikohen tani: Nanë a fjetën fmija, nuk i pash, u thuaj vëllezërve…

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Fjalët e fundit të Liridonës së vrarë publikohen tani: Nanë a fjetën fmija, nuk i pash, u thuaj vëllezërve…” është i rremë. Liridona Ademaj Murseli nuk kishte lënë ndonjë amanet për nënën dhe vëllezërit e saj. Lajmi është bazuar në një poezi, autore e së cilës është poetja Raze-Smajli Uka.

Artikulli

Më 4 dhjetor 2023, ueb faqet online tellalli.info (arkiva), usaviral.us (arkiva) dhe tiranare.com (arkiva) ka publikuar lajmin me titull “Fjalët e fundit të Liridonës së vrarë publikohen tani: Nanë a fjetën fmija, nuk i pash, u thuaj vëllezërve…”.

I njëjti është shpërndarë në faqe të Facebook-ut si TELALLI.info (arkiva), Perputhen (arkiva), Tri Motrat- Alsat M (arkiva), Mos më braktis- Alsat M (arkiva), Jam Shqiptar (arkiva), Top Lajmet (arkiva), Jeta e Shqipëtarëve (arkiva), Ilir Shaqiri Dance (arkiva), Perputhemi se bashku (arkiva), Prishtina Times (arkiva), Aktualitetet Shqiptare (arkiva), Shoëbiz Albania (arkiva), Gazeta Ime (arkiva) dhe Perputhen (arkiva).

Në titull faqja pretendon se janë publikuar fjalët e fundit të Liridona Ademajt, që u vra më 29 nëntor 2023. Krypometri ka gjetur se përmbajtja e lajmit është bazuar në një poezi kushtuar Liridona Ademajt Murselit.

Krypometri përmes kërkimit në Facebook ka gjetur se poezia që është publikuar është shkruar nga poetja Raze-Smajli Uka.

Përveç kësaj, Krypometri ka kontrolluar intervistat e dhëna nga familjarët e Liridona Ademaj Murseli dhe asnjëri prej tyre nuk kanë thënë se e ndjera kishte lënë ndonjë amanet. Leonard Ademaj, në KallxoPërnime më 3 dhjetor 2023, ka thënë se motra e tij, Liridona, asnjëherë nuk ka treguar se ka pasë probleme bashkëshortore.

“Motra nuk na ka treguar që ka pasur probleme me burrin e saj. Nuk ka thënë diçka për burrin e vet, nuk ka pasur probleme, ashtu na ka thënë edhe neve, që e ka pasë jetën e lumtur. Ne nuk jemi në dijeni për asnjë problem”- tha ai.

Liridona Ademaj 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin Granit Plava dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.