array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i pambështetur me fakte në artikull 

Deklarata

Vuciq luan rolin e viktimes: Duke i njohur Kurtin e Prishtinën, nuk jam optimist për takimin e ardhshëm

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Në artikullin “Vuciq luan rolin e viktimes: Duke i njohur Kurtin e Prishtinën, nuk jam optimist për takimin e ardhshëm” nuk janë ofruar fakte që i mbështesin cilësimet e dhëna në titull. Kjo faqe e internetit nuk ka ofruar asnjë fakt dhe nuk ka ofruar kontekst pse Vuçiq e ka luajtur rolin e viktimës kur ka deklaruar se nuk është optimist për takimin e radhës në Bruksel.

Artikulli

Më 19 shkurt 2023 faqja e internetit “freshnews201.com” ka publikuar një artikull me titull: “Vuciq luan rolin e viktimes: Duke i njohur Kurtin e Prishtinën, nuk jam optimist për takimin e ardhshëm”.

Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut “Albini për Kosovën.

Përkundër paralajmërimit në titull, në artikull nuk ofrohen dëshmi që Vuçiqi e ka lujtur rolin e viktimës.

Në artikull thuhet se Vuçiq ka thënë se nuk është optimist për takimin e radhës, duke e njohur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Prishtinën zyrtare.

Por, Vuçiq ka thënë se në Bruksel duhet të flitet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Ai nuk ka folur në rolin e viktimës, por i ka përsëritur qendrimet e tij sa i përket domosdoshmërisë së krijimit të Asociacionit.