array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Tentimi për shitjen e ilaçit “që shëron prostatën” përmes mjekëve fiktivë 

Deklarata

Postimi se:“Prostatol, është zgjidhje profesionale për prostatën” nuk është i vërtetë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikim se: “Prostatol, është zgjidhje profesionale për prostatën” nuk është i vërtetë.

Krypometri kontrolluar në burime zyrare dhe ka gjetur se promovuesit e këtij produkti janë të rremë, ndërsa produkti nuk përdoret sipas protokolleve në Kosovë dhe nuk ka autorizim marketingu. 

Artikulli

Më 13 gusht 2023, faqja në Facebook “Mikhailovsky”, ka publikuar një shkrim në të cilin pretendohet se medikamenti i quajtur “Prostatol”, është zgjidhje profesionale për prostatën.

I njëjti artikulli është publikuar edhe në faqen e internetit “mnetwork.fun”. Kjo faqe është dizajnuar në formë të portalit. Në dizajn janë vendosur disa kategori si: Në botë, Aktivitete, Shteti, Në trend, Politika etj. Por, në cilëndo rubrikë që klikoni, faqja ju dërgon në hapësiren ku shfaqet oferta për shitjen e produktit “Prostatol”.

Në artikull pretendohet se studenti i mjekësisë Aurel Fejzullahu ka zbuluar një metodë për trajtimin e plotë të prostatës dhe parandalimin e pasojave fatale që mund të shkaktohen.

Ndërsa, në tekst është përmendur edhe emri i Robert Alimadhi, i cili thuhet se është një ndër urologët më të famshëm në Kosovë.

Krypometri ka kontrolluar nëse këta dy emra ushtrojnë këtë profesion në Kosovë.

Oda e Mjekëve të Kosovës në një përgjigje për Krypometër me datë 22/08/2023 ka konfirmuar se emrat Aurel Fejzullahu dhe Robert Alimadhi nuk figurojnë si anëtarë të Odës së mjekëve dhe nuk kanë licenca për të ushtruar këtë profesion në Kosovë.

“Këta dy emra nuk figurojnë në listën e mjekëve me licencë në Kosovë”- thuhet në përgjigjen e Odës së Mjeëve.

Oda e mjekëve është institucioni i cili licencon mjekët në Kosovë. Pa licencën e tyre asnjë mjek nuk lejohet të ushtrojë veprimtari në vend.

Krypometri ka kontrolluar edhe më tutje për emrat dhe fotografitë e protagonistëve të artikullit.

Në kërkimin në Google image, Krypometri ka gjetur se fotografia e publikuar e cila e ilustron personin Aurel Fejzullahu është fotografi e publikuar fillimisht nga një faqe, e cila e ka përmbajtjen e njëjtë sikurse ky artikull, por në gjuhën boshnjake që reklamon një produkt tjetër dhe nënshkruan një doktor tjetër.

Për të kontrolluar përmbajtjen e cila është shpërndarë në këtë artikull, Krypometri me datë 24 gusht 2023 ka kontaktuar një mjek specialist nga i cili ka kërkuar informacione për mënyrën e trajtimit të sëmundjes së prostatës.

Liridon Selmani, specialist i urologjisë ka thënë se kjo sëmundje shërohet në bazë të protokollit evropian të sëmundjeve.

“Nuk ka asi ilaçi, nuk ka publikim për ketë metodë. Ky punim nuk ekziston. Kjo sëmundje shërohet në bazë të protokollit evropian të shërimit të sëmundjeve. Jo me këtë metodë.”– ka thnë Dr. Selmani në deklaratën e datës 24 gusht 2023.

Krypometri a kontrolluar edhe nëse produkti në fjalë ka leje të importit dhe mund të shitet në barnatoret e vendit. Sipas ligjit, produktet mjekësore të cilat shiten në Kosovë duhet të kenë Autorizim Marketingu. Ky proces zhvillohet nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale. Kjo agjenci ka të publikuar listën me të gjitha preparatet mjekësore të lejuara në Kosovë. 

Në kontrollin e datës 26/08/2023, Krypometri ka shkarkuar listën e kësaj agjencie dhe aty nuk ka gjetur një produkt me emrin e tillë si produkt i lejuar në Kosovë.