array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se përdorimi i limonit në peshk është i rrezikshëm

Deklarata

Shum njerëz e përdorin këtë por nuk e din se sa e rrezikshme është të shtrydhni limon mbi peshk

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Shum njerëz e përdorin këtë por nuk e din se sa e rrezikshme është të shtrydhni limon mbi peshk” është satirë. Në artikull dhe video nuk është dhënë ndonjë bazë shkencore që tregon se kombinimi i limonit dhe peshkut ka rrezikë për shëndetin e njeriut. Video e bashkangjitur është satirike.

Artikulli

Më 26 qershor 2023, ueb faqja avtopazarmk.com ka shpërndarë përmbajtjen me titull “Shum njerëz e përdorin këtë por nuk e din se sa e rrezikshme është të shtrydhni limon mbi peshk”.

E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe të Facebook-ut si Revista 49, Qikat e Diaspores, Albania1, Melodi shpirti dhe Shqiptaret Në Evropë.

Artikulli pretendon se shtrydhja e limonit në peshk është e rrezikshme, përderisa brenda në tekst kanë bashkëngjitur një video satirike, pa e treguar apo sqaruar se është fala për përmbajtje komike dhe humor.

Videoja është pjesë e shkëputur nga emisioni televiziv “Jimmy Kimmel Live!”, që ka elemente satirike. 

Në video shihet një person i cili kinse teksa shtrydh një pjesë limoni në peshk aksidentalisht lëngu u limonit i hidhet në sy. Edhe vetë udhëheqësi apo moderatori i këtij emisioni, Jimmy Kimmel njihet si komedian por edhe producent e autor.

Në të vërtetë limoni në peshk përdoret për t’i dhënë një shije më të veçantë.

KALLXO.com ka kontaktuar me ekspertin e kuzhinës, Ramadan Hoti, i cili ka konfirmuar se për të përforcuar shijen e mirë të peshkut, limoni është ndër përbërësit kryesorë.

“Limoni, hudhra, gjalpi dhe vera e bardhë, duke mos përjashtuar edhe mëlmesa tjera, janë ndër përbërësit që ndikojnë për një shije më të mirë”- thotë Hoti.