array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Kusari – Lila është bërë “profesoreshë e gjuhës serbe”

Deklarata

Kjo është profesoresha më e re e gjuhes Serbe

Media

Vlerësimi

Rrenë

 

Raportimi me titull Kjo është profesoresha më e re e gjuhes Serbe është i rremë. Mimoza Kusari ka konfirmuar për Krypometër se nuk ushtron një profesion të tillë.

Artikulli

Më 13 korrik 2023, në faqen e Facebookut ‘Al-Press’ është shpërndarë një fotografi të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila. 

Në këtë fotografi është vendosur mbishkrimi “Kjo osht profesoresha më e re e gjuhës Sërbe, e cila do të mbajë kurs në mënyrë intensive! Respekt!”.

I njëjti postim është shpërndarë edhe në faqe tjera në Facebook, Pisha Krasniqi dhe Eranik Kosova.

 

Krypometri më 24 gusht 2023 ka kontaktuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila e ka thënë se lajmi është i rremë.

“ Nuk është e vërtetë se kam hapur një kurs të tillë. Është tërësisht lajm i rremë. Unë jam duke vazhduar në punët e mia të zakonshme”- ka thënë Kusari Lila në deklaratën e datës 24 gusht.

Mimoza Kusari– Lila është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka qenë kryetare e komunës së Gjakovës, ndërsa ka pasur edhe pozita tjera politike si nën kryetare e Aleancës Kosova e Re dhe zv. kryeministre në Qeverinë Thaçi.