array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Bashkimi Europian

Rrena se Borrell e Lajçak janë pushuar nga detyra për dialogun Kosovë- Serbi

Deklarata

Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak janë pushuar nga puna është i pasaktë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni se zyrtarët e BE-së, Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak janë pushuar nga puna është i pasaktë. Burime zyrtare nga Bashkimi Europian kanë konfirmuar se ky informacion është i pavërtetë. 

Artikulli

Më 29 gusht 2023, në faqen e Facebook-ut, Ntv Television është shpërndarë një fotografi e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në këtë fotografi është vendosur mbishkrimi “Kryediplomati Borrell dhe emisari Lajçak pushohen nga puna, SHBA merr frenat e dialogut”.

Krypometri më 30 gusht 2023 ka kërkuar informacione nga Bashkimi Europian lidhur me këto pretendime.

Në një përgjigje për Krypometrin, BE e ka mohuar lajmin duke e quajtur marrëzi.

“Kjo është një marrëzi, e tillë që nuk e meriton as të shpenzosh kohën për ta lexuar”- thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për media e BE-së më 30/08/2023.

Krypometri poashtu ka kontrolluar informacione publike të cilat dëshmojnë se Borell vazhdon të jetë udhëheqësi i politikës së jashtme të BE-së dhe se vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë- Serbi.

Me datë 31 gusht 2023 Borel në një konferencë në Spanjë ka konfirmuar rolin e tij duke dhënë informacionin se takimi i radhës në mes Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti do të mbahet me 14 shtator 2023. 

Josep Borrell u emërua si Përfaqësues i Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri më 2 korrik 2019.

Ndërsa, Mirosllav Lajçak më 2 prill 2020, u emërua nga Këshilli i BE-së si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Beograd- Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Që atëherë, mandati i tij është zgjatur dy herë.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar në vitin 2011.

Në fillim planifikohej që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike, ndërsa në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, kanë filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri më tani, palët kanë arritur mbi 20 marrëveshje.