array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Objekti i Ministrisë së Arsimit

Rrena për Publikim të Vendimeve të Ministrit të Arsimit

Deklarata

Valmir Gashi: Publikimi i vendimeve të ministrit “është çështje ditësh”.

Valmir Gashi

Vlerësimi

Rrenë

Shpesh kemi dëgjuar premtime për transparencë, por ato rrallë po realizohen. Rasti i ministrit Bytyqi tregon se si një praktikë e mirë e publikimit të vendimeve nuk po zbatohet. Krypometri kësaj here e vlerëson deklaratën e Gashit si rrenë e kryptë pasi 16 ditë pas premtimit, vendimet e ministrit nuk janë publikuar në faqen zyrtare të MAShT. Mirëpo, barra kryesore bie mbi ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Artikulli

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e udhëhequr nga Shyqiri Bytyqi është mbyllur sa i përket qasjes së publikut në vendimet e ministrit.

Bytyqi, i cili vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, mori drejtimin e kësaj Ministrie më 12 shtator të vitit 2017, detyrë e cila iu dorëzua nga ish-ministri Arsim Bajrami nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës, Bytyqi ishte zotuar se ’’do të vazhdojë punën që është bërë deri më tani’…’… duke thënë po ashtu se do të bashkëpunojë me partnerë të arsimit dhe me të gjithë aktorët, në të mirë të zhvillimit të arsimit dhe ngritjen e cilësisë në këtë sektor.

Megjithatë, njëra nga punët që nuk u vazhdua nga ministri i ri ishte publikimi i vendimeve ti tij.

Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur ka filluar mandatin Qeveria e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, por ueb-faqja e MAShT-it nuk është përditësuar me të dhënat që përfshijnë vendimet e ministrit të ri, Shyqiri Bytyqi.

Në kategorinë ku do duhej të publikoheshin vendimet, dokumenti i fundit i publikuar figuron një vendim i marrë më 23 gusht të vitit 2017, nga ministri i kaluar, Arsim Bajrami. Aty janë të publikuar vendimet e Bajramit që nga viti 2015 e deri në dorëzimin e detyrës te Bytyqi.

KALLXO.com kishte pyetur Zyrën për Informim dhe përkatësisht këshilltarin e ministrit, Valmir Gashi për arsyen e mospublikimit të këtyre vendimeve.

Më 12 shkurt, Gashi për KALLXO.com kishte thënë se  arsyeja për mospublikimin e vendimeve ka qenë mungesa e personelit.

Ai u zotua se publikimi i vendimeve të ministrit do të bëhet shumë shpejt.

“Është çështje ditësh”, kishte thënë Gashi.

Megjithatë, edhe sot në datën 12 prill, dy muaj pas zotimit të Gashit, vendimet e ministrit ende nuk janë publikuar.

Megjithatë, uebfaqja e MAShT vazhdon të jetë e përditësuar sa i përket lajmeve për aktivitetet e ministrit Bytyqi, kabinetin e ri, konkurset, madje në të janë të publikuara edhe intervistat e ministrit në media të ndryshme. Mungojnë vendimet e ministrit.