array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena për ndalimin e shitjes së prodhimeve të “Huawei”-t në Kosovë

Deklarata

Kosova ndalon këto pajisje, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit ‘Kosova ndalon këto pajisje, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare’ është i rremë. Ndalesa e vendosur nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) për blerjen e produkteve të kompanisë “Huawei” vlen vetëm për institucionet publike. Nuk ka vendim të Qeverisë së Kosovës apo Doganës që ndalon importin e prodhimeve të “Huawei”. Në dyqanet online në Kosovë ka produkte të “Huawei”-t që janë në shitje.

Artikulli

Më 26 prill 2023 faqja e internetit “ShikoVideo” ka publikuar një artikull me titullin ‘Kosova ndalon këto pajisje, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare’.

Titulli në fjalë flet për ndalimin e përdorimit të pajisjeve të kompanisë “Huawei” në Kosovë. 

Por, ky titull nuk është plotësisht i vërtetë, pasi ndalesa e vendosur nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) për blerjen e këtyre pajisjeve vlen vetëm për institucionet publike.

Pra, nuk ka vendim të Qeverisë së Kosovës apo Doganës që ndalon importin e prodhimeve të “Huaëei”. Pra, qytetarët e Kosovës mund të vazhdojnë të blejnë pasjisje të ngjashme. Në dyqanet online në Kosovë ka produkte të “Huawei”-t që janë në shitje. 

KALLXO.com ka marrë përgjigje nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë thënë që nuk kanë pranuar ndonjë vendim për të ndaluar importin e pajisjeve të prodhuesit “Huaëei”.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se nuk ka ndonjë ndales për ndalimin e importit të gjitha prodhimeve të Huaweit. 

dyqanet online në Kosovë ka produkte të “Huawei”-t që janë në shitje.

Kompanitë për të cilat KRPP ka vendosur ndalesë për blerje nga ana e institucioneve publike janë:  Dahua Technology Company, Hikvision Digital Technology Company, Huaëei Technologies Company, ZTE Corporation, Hytera Communications Corporation, AO Kaspersky Lab.