array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit

Rrena e Bytyqit për përmirësimin në testin PISA 2018

Deklarata

Shyqiri Bytyqi, 11.04.2019

“Kanë marrë formacionet e duhura, e kuptojnë rëndësinë, gjë që ka munguar në vitin 2015. Dhe ky angazhim më bën të besoj që do të dalim shumë më mirë në testin PISA”

 

Shyqiri Bytyqi,  19.09.2019

“Unë mendoj që do të jemi ranguar minimumi 3 vende më lartë se që kemi qenë”

 

 

Shyqiri Bytyqi

Vlerësimi

Rrenë

Rezultatet e PISA 2018 tregojnë se  Kosova nuk është ngritur në renditje. Gjithashtu niveli i njohurive të nxënësve në bazë të pikëve nuk është “shumë më i mirë” se herën e kaluar.

Artikulli

Sot janë publikuar rezultatet e testit PISA 2018, rezultate këto që kanë treguar se Kosova nuk është ngritur në rangim në mes vendeve tjera dhe mbetet ngjashëm si në vitin 2015.

Më saktësisht, Kosova kësaj radhe u rendit e treta nga fundi  në mesin e 79 vendeve ndërsa tre vite më parë ishte renditur e treta nga fundi në mesin e 72 vendeve.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ishte zotuar disa herë se Kosova këtë vit do të rangohet më mirë se në vitin 2015.

 Fillimisht, Bytyqi ishte në kohën kur po organizoheshin test pilotet për nxënësit e Kosovës.

Në kohën kur pilot testi po mbahej në komunën e Prizrenit më 11 prill kishte thënë se Kosova do të dalë më mirë në këtë test.

“Ne kemi arritur që me një mobilizim të përgjithshëm duke i kontaktuar të gjithë shkollat, mësimdhënësit e nxënësit, kanë arritur që ta kuptojnë rëndësinë e testit PISA. Kanë marrë i formacionet e duhura, e kuptojnë rëndësinë, gjë që ka munguar në vitin 2015. Dhe ky angazhim më bën të besoj që do të dalim shumë më mirë në testin PISA”, kishte thënë Bytyqi.

Premtim tjetër për rezultate më të mira, Bytyqi pati dhënë edhe në debatin “ZgjidhjepërZgjedhje”, ku ai madje specifikuar se Kosova do të rangohet tre vende më lartë.

“Kur flasim për testin PISA janë disa elemente që na bëjnë më optimist, që do të jemi më mirë se që kemi qenë më mirë se në vitin 2015. Unë mendoj që do të jemi ranguar minimumi 3 vende më lartë se që kemi qenë”, kishte thënë Bytyqi përballë Jeta Xharrës.

Testi PISA 2018 në Kosovë u mbajt nga 11 prilli deri më 5 maj, ku në këtë testim kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.

Për testin PISA, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pati formuar një komision, i cili me planin dinamik organizoi mbajtjen e dy testeve pilot në të gjitha shkollat e Kosovës.

Përgatitjet u bënë me qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA dhe ky test është organizuar në mënyrë digjitale.

Në anën tjetër, në testin PISA 2015,  Kosova ishte renditur në vendet me rezultatin më të dobët në testin ku morën pjesë 72 shtete.

Rezultatet e prezantuara më 6 dhjetor 2016 e renditën Kosovën në fund të listës bashkë me Perunë, Libanin, Tunizinë, Maqedoninë, Algjerinë dhe Republikën Dominikane.

Testi kishte gjetur se në fushën e leximit 77 për qind të nxënësve nuk e kanë arritur nivelin 2, në fushën e matematikës 78 dhe në fushën e shkencave 68 për qind.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).