array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Agim Bahtiri, AKR, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Rrena e Bahtiri për Shtëpinë e Armatës

Deklarata

Agim Bahtiri: “Ne nuk dëshirojmë t’i mbrojmë ato prona që u bë një strategji për likuidimin e shqiptarëve dhe se ato asnjëherë nuk do të jene nën mbrojtje, gabim e ki se asnjëherë su kanë a as qe do të jetë ndonjëherë.”

 

 

Agim Bahtiri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka gabuar sa i përket Shtëpisë së Armatës në Mitrovicë, kur ka thënë se e njëjta asnjëherë nuk ka qenë në listën e objekteve nën mbrojtje”. Objekti i Armatës është nën mbrojtje. Deklarimi i Bahtirit është vlerësuar si rren e krypt.

Artikulli

Në “Debat Pernime” të zgjedhjet Komunale 2017 në Mitrovicë njëra prej pikave që është diskutuar ka qenë mungesa e parkingjeve publike. Në diskutim ka qenë rrënimi i objektit të Armatës dhe ndërtimi i një parkingu.

Kandidatja nga PDK-ja, Valdete Idrizi , e cila kishte folur e para, pati thënë se nuk do të rrënojë objektin e Armatës për t’i hapur rrugë ndërtimti të një parkingu, pasi i njëjti është nën mbrojtjen e shtetit.

“Ajo që nuk do të bëj asnjëherë është se nuk do të rrënoj objekte qe tash janë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe me ndërtua parkingje të mëdhaja qysh kanë qenë tentimet e fundit të koalicionit AKR dhe LVV,  po flas për “Shtëpinë e Armatws’ ku ka qenë ne diskutim publik për t’u rrënuar”, tha Idrizi

Pas Idrizit, ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendose Fehmi Ferati tha se objekti ne fjalë nuk ka asnjë element për të qenë nën mbrojtje.

“Kur flasim për objektet e trashëgimisë kulturore “Shtëpia e Armatës” në Mitrovicë nuk ka kurrfarë elementi te trashëgimisë kulturore ka qene Shtëpi e Armatës se ish Jugosllavisë”, tha Ferati.

Ndërsa Agim Bahtiri duke thënë se pajtohet me Feratin tha se ky objekt nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë nën mbrojtje të shtetit.

“Unë pajtona me zotëri Feratri se ne nuk dëshirojmë t’i mbrojmë ato prona që u bë një strategji për likuidimin e shqiptarëve dhe se ato asnjëherë nuk do të jene nën mbrojtje, gabim e ki se asnjëherë su kanë a as qe do të jetë ndonjëherë”, tha Bahtiri

Ekipi i KALLXO.com ka hulumtuar për të parë nëse objekti i armatës është në listën e objekteve të mbrojtura.

KALLXO.com ka gjetur se ky objekt është nën mbrojtje në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të përkohshme në mesin e 1567 objekteve në Kosovë. Është i listuar me numër 1159 të këtyre aseteve.

Shtëpia e Armatës në Mitrovicë ka qenë ish kazermë e ushtrisë Jugosllave. Pas luftës në të njëjtin objekt ka qenë e vendosur komanda e Trupave Mbrojtës të Kosovës, si pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si paraardhëse e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sot në këtë objekt është i vendosur Muzeu i qytetit të Mitrovicës, shkolla e Muzikës dhe shumë institucione tjera.

Del që Agim Batiri e Fehmi Ferati nuk kanë pasur të drejtë në deklarimet për këtë objekt. Fakti që Bahtiri ka qenë kryetar Komuna ka qenë obligim i tij të jetë i informuar për objektet e mbrojtura që janë në pjesën kryesore të qytetit. Krypometri e vlerëson si rrenë të kryptë.