array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Agim Veliu - FOTO KALLXO

Rrena e Agim Veliut për publikimin e uzurpatorëve në komunë

Deklarata

Agim Veliu: “Brenda 3 muajve të parë, pa problem”.

Agim Veliu

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

As pas gjashtë muajsh pas marrjes së mandatit, në uebfaqen e Komunës së Podujevës, nuk janë bërë publike asnjëra nga listat e premtuara nga kreu i Podujevës, Agim Veliu. Lista e pronave komunale; e shfrytëzuesve të pronave komunale, e borxhlinjve si dhe lista e uzurpatorëve të këtyre pronave nuk janë publike, ndërsa Komuna nuk jep as qasje, e as shpjegim.

Artikulli

Në debatin para balotazhit në ‘Jeta në Kosovë’, Agim Veliu, kryetar i Komunës së Podujevës kishte dhënë disa premtime, ndër tjera se brenda dy-tre muajve do të publikojë në uebfaqen e komunës listën e pronave komunale, listën e shfrytëzuesve të pronave komunale, listën e borxhlinjve si dhe listën e uzurpatorëve të këtyre pronave.

Por, edhe gjashtë muaj pas marrjes së mandatit, kreu i Podujevës nuk e ka publikuar asnjërin vendim në faqen e Komunës. Madje Zyra për Informim në këtë komunë nuk i  ka kthyer përgjigje KALLXO.com as kur është pyetur për arsyen e mospublikimit, e as kur ka kërkuar këto lista.

Kur do të bëni publike listën e pronave komunale? – ishte pyetje e drejtuar për Veliun në emisionin e 17 nëntorit 2017 në Jeta në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte se “lista ekziston, por për publikim do ta vendosim në ueb-faqe shumë shpejt”.

Pyetjes  se a do ta bëni këtë në tremuajshin e parë të mandatit, ai i ishte përgjigjur “besoj se po”.

Ku ishte pyetur për listën e shfrytëzuesve të pronave komunale, Veliu kishte thënë se “brenda dy muajve mund ta publikojmë”.

Ndërsa për listën e borxhlinjve, ishte shprehur se ajo ekziston dhe se do ta bënte publike në, siç kishte thënë në emision, “2-3 muajt e parë”.

E për listën e uzurpatorëve, ishte pyetur se a mund ta bënte të njëjtën publike në 3 muajt e parë të mandatit, Veliu ishte shprehur i bindur se publikimi i saj do të ndodhë “brenda 3 muajve të parë, pa problem”.

Por, edhe pas gjashtë muajsh që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale dhe pesë muajsh nga marrja zyrtare e mandatit, në faqen e Komunës së Podujevës nuk janë bërë publike asnjëra nga këto lista.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në këtë komunë për të marrë arsyen e mos-publikimit të këtyre listave dhe kohën se kur do të publikohen dhe ka kërkuar qasje në listat e lartpërmendura, por nuk ka marrë përgjigje.

Debat Pernime për Balotazhin e Podujevës