array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Renovimi i shkollës lë pas probleme në Frashër

Deklarata

Iset Beka: Të gjitha të dhënat rreth renovimit i ka Zyra për Efiçiencë në kuadër të MZhE… Kompania është e obligueshme të intervenojë edhe ta rregullojë dhe të intervenojë aty ku kanë ndodhë këto plasaritje

 

Iset Beka

Vlerësimi

Me kos

Komuna e Mitrovicës ka tentuar të heqë fajin nga vetja për renovimin jocilësor të shkollës fillore të mesme të ulët “Musa Hoti” në fshatin Frashër i Madh të Mitrovicës. Krypometri i ka faktuar punën jocilësore të bërë gjatë renovimit. Madje kjo Komunë fillimisht ka thënë se përgjigje rreth këtij renovimi mund të japë vetëm Ministria e Zhvillimit Ekonomik. E kjo e fundit ka thënë se e kanë renovuar vetëm pjesën e jashtme, por jo edhe pjesën e brendshme, e cila kishte lëshime në rinovim të shkollës. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë renovimin e kësaj shkolle për të parë nëse do të bëhen përmirësimet e nevojshme siç është premtuar.

Artikulli

Rreth 50 nxënës të shkollës fillore të mesme të ulët “Musa Hoti” në fshatin Frashër i Madh të Mitrovicës kanë filluar vitin e ri shkollor në shkollën e “renovuar”.

Ky objekt shkollor është ndërtuar në vitin 1986 dhe muret kanë pasur fatin të renovohen për herë të parë këtë vit.

Por, siç duket renovimi i kësaj shkolle nuk është bërë si duhet.

Banorët e këtij fshati kanë raportuar në KALLXO.com se puna gjatë renovimit në këtë shkollë nuk përkon me koston e shpenzimeve.

Duket se punët nuk kanë ecur si duhet me gëlqerosjen e mureve, tavanit, banjove dhe zëvendësimin e dyerve të vjetra me të reja.

Ata frikësohen se shëndeti i nxënësve mund të rrezikohet nga gjendja e banjove.

Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Musa Hoti”, Skënder Avdiu tha për KALLXO.com se investimet e jashtme të kësaj shkolle janë bërë nga Zyra e Efiçiencës që është në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ndërsa investimi në hapësirat e brendshme të kësaj shkolle janë bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë.

“Po shihen dyert, nivelizimi dhe pritet të vijë inventari. Bankat, karriget, tabelat i gjithë ky është investim i Komunës së Mitrovicës, ndërsa sa i përket anës së jashtme, ai është investim i Zyra e Efiçiencës që është në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik”, tha Avdiu.

Por drejtori Komunal i Arsimit në Mitrovicë, Iset Beka thotë se komuna është e kënaqur me investimet e bëra në këtë shkollë.

Por ai thotë se nëse ka probleme në punët e kryera brenda shkollës, atëherë kompania do t’i përmirësojë ato.

“Kompania që është kontraktu për gëlqerosjen d.m.th. krejt gabimet që i ka bërë do t’i rregullojë edhe nëse e keni vërejtë edhe te dyert ka pasë disa plasaritje por objekti ka qenë shumë i vjetër dhe me siguri kanë dalë defektet më vonë por kompania është e obligueshme të intervenojë edhe ta rregullojë dhe të intervenojë aty ku kanë ndodhë këto plasaritje”, deklaroi Beka.

KALLXO.com përmes email-it ka kërkuar nga DKA në Mitrovicë emrin e kompanisë kontraktuese që ka kryer intervenimin në hapësirën e brendshme të shkollës, por ata nuk e kanë treguar emrin e kësaj kompanie, duke thënë se të gjitha të dhënat rreth rinovimit i ka Zyra për Efiçiencë në kuadër të MZhE-së.

Ndërsa Ministria e Zhvillimit Ekonomik thotë se ajo ka intervenuar në pjesët e jashtme të objektit, e jo në brendi.

“Punimet e kontraktuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik  për shkollën në fjalë nuk kanë të bëjnë me renovim të brendshëm. Në kuadër të kontratës së MZHE-së është paraparë vetëm implementimi i masave për kursimin e energjisë ku përfshihet: renovimi i mbështjellësit termik (fasada, kulmi dhe dritaret) në Arkitekturë, Ngrohja si pjese e makinerisë si dhe ndriçimi si pjesë e elektrikes”, thuhet në përgjigjen e MZHE për KALLXO.com.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Musa Hoti” në Frashër të Madh vijojnë mësimin klasat parafillore e deri në klasë të pestë, kurse nxënësit pastaj vazhdojnë mësimet në shkollën amë në Mitrovicë. Transporti i fëmijëve nga fshati Frashër i Madh deri në Mitrovicë deri tash është paguar nga Drejtoria komunale e Arsimit.

Drejtori i Arsimit në këtë Komunë tregoi se kjo gjë do të ndërpritet nga gjysmëvjetori i dytë i këtij viti shkollor për shkak se Komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm për transportin e nxënësve deri në Mitrovicë dhe kjo gjë u ngarkohet prindërve.