array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rehatimi i NISMA-s së Fatmir Limajt në Universitete

Deklarata

Shyqyri Bytyqi: Nuk mund të flasë për deponimin e individëve se çfarë parti përkrahin. Unë konsideroj që kemi zgjedhur një bord i cili do të dijë të menaxhojë universitetin dhe do të kontribuojë në menaxhimin e mirë të dy universiteteve publike.

 

 

Shyqyri Bytyqi

Vlerësimi

Me kos

E përbashkëta e pjesës më të madhe të personave të emëruar nëpër Këshillat drejtuese të dy Universiteteve Publike ishte partia. Të paktën pesë anëtarë të Këshilleve Drejtuese kanë dal të jenë pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate. Disa nga këta anëtarë kanë deklaruar se më nuk janë pjesë e politikes, por dikur kanë qenë pjesë e PDK-së apo NISMES.

Artikulli

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i kishte kompletuar Këshillet Drejtuese të dy Universiteteve në natën e Vitit të Ri, me 31 dhjetor. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se disa nga anëtarët e emëruar në Këshillin Drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe atij të Mitrovicës “Isa Boletini” janë pjesë partisë së ministrit Bytyqi, Nismës Socialdemokrate.

Këto dy Universitete kishin mbetur pa këshill drejtues funksional që nga fillimi i vitit akademik 2018/19.

Në Universitetin e Gjilanit, ministri Shyqiri Bytyqi i ka emëruar tre anëtarë të Këshillit Drejtues: Emrush Thaçin, Yllka Behlulin dhe Artan Hazirin.

Ndërsa, në Universitetin e Mitrovicës, Bytyqi kishte emëruar katër anëtarë: Meriton Hajzerin, Mustafë Hazirin, Musa Dibranin dhe Ali Topallin.

Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se një pjesë e personave të emëruar nëpër këto Këshille Drejtuese kishin lidhje me partinë e ministrit, NISMEN Socialdemokrate.

Ministri Shyqiri Bytyqi i kishte nënshkruar këto dy vendime natën e Vitit të Ri, me 31 dhjetor 2018.

Dëshmi për implikimin e tyre të drejtpërdrejtë me këtë parti, janë fotografitë e publikuara në llogaritë zyrtare të Nismës, në rrjetin social Facebook.

Me 9 tetor të vitit që lamë pas, NISMA-s i ishin bashkuar dy profesorë universitar, mes tyre ishte edhe Artan Haziri i cili sipas fotografive që ka siguruar KALLXO.com, ishte mirëpritur nga kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Skënder Reçica.

Haziri aktualisht është profesor i Kontabilitetit në Kolegjin Universum dhe është emëruar anëtar i Këshillit Drejtues në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

“Kam përvojë në arsimin universitarë disa vite, saktësisht është viti i pestë. Ndërsa jam profesor në një Institut të kontabilitetit qe dhjetë vite, i akredituar nga Ministria e Arsimit. Jam doktor i shkencave ekonomike. Jam anëtar i thjeshtë i Nismës”, ka thënë Haziri për KALLXO.com.

Nisma Socialdemokrate në prill të vitit 2017 kishte zgjedhur Yllka Behlulin si kryetare të gruas në degën e komunës së Gjilanit, ajo ishte pjesë e zgjedhjeve për kuvendin komunal në Gjilan nga radhët e Nismës.

Behluli që nga viti 2000 është e punësuar si mësuese në Shkollën Fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan dhe është njëra ndër tre anëtarët e emëruar në KD-në e Universitetit të Gjilanit.

KALLXO.com ka provuar të marrë një deklaratë nga Yllka Behluli përmes adresës elektronike, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi pranuar përgjigje. Pyetjet janë dërguar në adresën elektronike të saj, të cilën e kemi siguruar zyrtarisht nga Zyra për Informim e Universitetit të Gjilanit.

Në një përgjigje për KALLXO.com ministri Bytyqi tha se ‘nuk mund të flasë për deponimin e individëve se çfarë parti përkrahin’.

“Unë konsideroj që kemi zgjedhur një bord i cili do të dijë të menaxhojë universitetin dhe do të kontribuojë në menaxhimin e mirë të dy universiteteve publike”, deklaroi Bytyqi.

Ndërkaq anëtari i fundit në këtë Këshill Drejtues, Emrush Thaçi me 1 dhjetor të vitit 2017 kishte aderuar nga PDK-ja për në partinë NISMA, ku ishte pritur nga kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Thaçi kishte deklaruar se ende nuk është njoftuar për emërimin e tij.

Emrush Thaçi aktualisht është pjesë e listës së stafit akademik në tri kolegje private vendore, Kolegjit Dardania, AAB dhe atij Fama.

Ai gjithashtu është i akuzuar nga Prokuroria e Shtetit, gjatë kohës kur ishte drejtor i Shërbimit Korrektues, lidhur me arratisjen e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, gjatë kohës sa po qëndronte i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK.

E rreth kësaj çështje, ministri i Arsimit tha se ‘Thaçi është një intelektual i cili do të kontribuojë në këtë aspekt, për pjesën tjetër ai duhet të mbajë përgjegjësi individuale’.

“Nuk është diçka që e ndalon që ky të jetë anëtarë i bordit dhe nuk mendoj që e pengon që të japë kontribut në Universitetin e Gjilanit. Nëse do të jetë person që do të dënohet atëherë nuk mund të jetë pjesë e universitetit.”, ka thënë tutje Bytyqi.

https://kallxo.com/ministri-i-arsimit-emeron-ne-keshillin-drejtues-te-universitetit-te-gjilanit-te-akuzuarin-per-arratisjen-e-sami-lushtakut/

Gazeta Jeta në Kosovë i ka hulumtuar edhe anëtarët e emëruar në Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini”.

Anëtari i parë i emëruar në Këshillin Drejtues është Meriton Hajzeri, i cili është anëtarë i Nismës dhe ish-zyrtarë administrativ i saj.

KALLXO.com ka kontaktuar me Hajzerin, përmes telefonit mirëpo ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetje.

“Nuk kam përgjigje më fal, kontaktoni ndonjë tjetër. Është e drejtë e imja të mos përgjigjem”, ka thënë Meriton Hajzeri.

Ai ishte pjesë e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në vitin 2017 nga radhët e kësaj partie.

Sipas informatave që Hajzeri ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ai në të kaluarën ka qenë pjesë e personelit të Muzeut të Qytetit të Mitrovicës, Institutit Arkeologjik të Kosovës, Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës, si dhe ish-inspektor në Mitrovicë.

Mustafë Haziri është anëtari i dytë që është emëruar në Këshillin Drejtues të Universitetit të Mitrovicës.

Haziri me 1 qershor të vitit 2018 kishte aderuar nga PDK-ja për në NISMA, bashkë me 52 persona të tjerë, ku kishte deklaruar se beson në programin dhe vizionin e lidershipit të kësaj partie.

Mirëpo pas kontaktimit nga KALLXO.com, Haziri kishte mohuar lidhjen e tij me këtë parti, por fotografitë e publikuara pas aderimit të tij e thonë të kundërtën.

“Punoj qe 30 vite si profesor dhe nuk jam në asnjë parti”, ishte përgjigjur shkurt me shkrim Haziri.

Anëtari i tretë i Këshillit Drejtues në këtë universitet është Musa Dibrani, i cili figuron në listën e anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Dibrani përmes telefonit, kishte thënë për KALLXO.com se ka të përfunduar nivelin Master në Shkencat e Teknologjisë Ushqimore dhe se ka të publikuara punime shkencore në disa platforma.

Ai tha se për të qenë anëtarë i Këshillit Drejtues të Universitetit nuk është e domosdoshme që të jesh pjesë e stafit akademik të universitetit.

“Bordi përbëhet prej nëntë anëtarëve, pesë i cakton Senati dhe katër vijnë nga MAShT-i. Ne nuk ndërhyjmë në politikën menaxheriale apo çështjen akademike sepse për atë i ka anëtarët e Senatit. Universiteti merret edhe me çështje tjera si të financave, të miratimit të buxhetit edhe të infrastrukturës së universitetit.”, deklaroi Dibrani.

I pyetur për angazhimet politike, Musa Dibrani foli për përvojën e mëhershme në politikë.

“Unë kam qenë anëtarë i PDK-së por kam dhënë dorëheqje, nuk jam i anëtarësuar në asnjë parti.”, shtoi ai.

I emëruari i fundit nga MAShT-i është profesori Ali Topalli, i cili tha për KALLXO.com se përvoja e tij në arsim është e gjatë. Ai tregoi që ka filluar të punojë në arsim së pari në një gjimnaz më pas ka vazhduar të ligjërojë në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë.

“Kam qenë dy herë prodekan në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik edhe kam qenë anëtarë i senatit të Universitetit të Prishtinës. Kam qenë dekan për shtatë vite në Kolegjin universitar Fama”, deklaroi Topalli.

Ndërsa sa i përket lidhjeve politike, Topalli foli për përvojën e tij mirëpo siç u deklarua ai, më nuk është pjesë e skenës politike.

“Nuk jam i anëtarësuar në asnjë parti. Unë kam qenë përpara në PDK, por më pas nuk jam më as në PDK e as në partinë e Nismës. Mendoj se zgjedhja ime ka qenë e arsyeshme për shkak të përvojës sime në arsim me mundësinë që ende të kontribuojë.”, shtoi tutje i riemëruari në KD.

Topalli ka qenë anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së në vitin 2006. Ai gjithashtu ka qenë kandidat për anëtar të KK të Mitrovicës në zgjedhjet e vitit 2007 dhe në zgjedhjet e vitit 2009.

https://kallxo.com/ministria-e-arsimit-emeron-anetaret-e-keshillit-drejtues-per-dy-universitete-publike-minuten-e-fundit/

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.