array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Publikimi i rremë për Xhelal Sveçlën

Deklarata

Xhelal Sveçla shihet ne nje takim te fshehte me Gjuriqin ne Tirane, çka po pergadit tash tradhtari Albin Kurti?

Media

Vlerësimi

Rrenë

 

Publikimi informacionit se në vitin 2023 Xhelal Sveçla është takuar me Marko Gjuriq është i rremë. Burime zyrtare kanë konfirmuar se ky takim nuk ka ndodhur rishtas, ndërsa kontrollimi në arkiva ka konstatuar se fotografia është një material i vjetër i publikuar në vitin 2019. 

Artikulli

Më datë 10 gusht 2023 faqet e Facebook “FAKTI DITOR” dhe “Vipat Shqiptar” kanë shpërndarë një fotografi të realizuar në vitin 2019 duke e paraqitur si fotografi aktuale.

Postimi i shoqëruar nga një fotografi pretendon se “Xhelal Sveçla shihet ne nje takim te fshehte me Gjuriqin ne Tirane, çka po pergadit tash tradhtari Albin Kurti?

I njëjti postim është shpërndarë edhe një ditë më herët, më 9 gusht 2023 në faqën tjetër të Facebook “Nëndega Iliridë Mitrovicë PDK”. 

Në fotografi shihen ministri aktual i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, që asokohe nuk kishte këtë pozitë por ishte vetëm anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me Marko Gjuriqin i cili në vitin 2019 kishte pozitën e Shefit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

Në dhjetor të vitit 2019 Sveçla kishte dhënë një deklaratë për qëllimet e takimit duke sqaruar se takimi ishte zhvilluar si pjesë e një konference të organizuar nga CIG dhe qeveria Gjermane. 

Mbishkrimi i kësaj fotografie është “Xhelal Sveqla shihet ne nje takim te fshehte me Gjuriqin ne Tirane, çka po pergadit tash tradhtari Albin Kurti?”. 

Lidhur me këtë postim Krypometri me datë 11/08/2023 ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. 

Ai në një deklaratë ka thënë se ky takim nuk ka ndodhur në vitin 2023 dhe se lajmi është i rremë 

“Fotoja që është përdorur është e një forumi para disa vitesh që është mbajtur. Aty kanë qenë përfaqësues të partive politike të shteteve të rajonit” – ka thënë ministri.

Po ashtu është kontaktuar edhe Arlind Manxhuka, zëdhënës i Partisë Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën parti ministri Sveçla është anëtar i kryesisë. 

Manxhuka ka thënë për Krypometrin se fotografia është e vitit 2019 dhe se në vitin 2023 nuk ka pasur një takim të tillë në mes të ministrit Sveçla dhe Marko Gjuriq. 

 “Të gjitha këto pretendime janë të pavërteta dhe vijnë në kuadër të luftës hibride me lajme të rreme”- ka thënë Manxhuka. 

Pas publikimit të kësaj fotografie në vitin 2019, Sveçla ishte deklaruar për media duke thënë se ishte pjesmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Krypometri ka kontrolluar nw faqen zyrtare tw CIG dhe aty wshtw publikuar materiali i cili dwshmon se Sveçla ishte pjesw e takimi tw mbajtur me datw 9/12/2019