array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Publikimi i rremë për armët në manastirin e Banjskës 

Deklarata

“ky është armatimi që u konfiskua në manastirinë e Banjëskës

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjen “ky është armatimi që u konfiskua në manastirinë e Banjëskës” është i rremë. Krypometër ka konstatuar se disa nga armët e shfaqura në postim nuk janë konfiskuar brenda mureve të manastirit.

Artikulli

Faqja e Facebook Mërgata Shqiptare ka shpërndarë një material me titullin Ky është armatimi i sekuestruar në Manastirin e Banjskës nga policia e Kosovës. Materiali shoqërohet edhe me tri fotografi që prezatojnë armët të cilat Policia e Kosovës i sekuestroi nga grupi terrorist që kreu sulm ndaj Policisë së Kosovës më 24/09/2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit. 

Krypometër ka kontrolluar nëse kjo përmbajtje është e vertetë. Në fotografitë e shpërndara, faqja në fjalë ka shfaqur një hedhës të predhave me nitroglicerinë e po ashtu armë të gjata dhe uniforma.

Krypometër ka konstatuar se një pjesë e armëve të shfaqura në këtë postim nuk janë gjetur në Manastirin e Banjskës.

Në kontrollim Krypometër ka konstatuar se Policia e Kosovës ka shpërndarë pas sulmit e pas aksioneve policore që kishin ndodhur edhe fotografi nga vendet ku ishin gjetur armë.

Mitrolozi me nitroglicerinë  që është prezantuar në fotografitë e shpërndara ishte gjetur në mal, e jo brenda në Manastir të Banjskës. Ky informacion është i qasshëm në faqen e Policisë së Kosovës. 

Për të verifikuar informacionin Krypometri ka kontaktuar edhe me zëvendësdrejtorin e policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. 

Ai është pyetur nëse është gjetur nitroglicerinë brenda në manastir apo jashtë tij. 

“Është gjetur jashtë rrethojave të manastirit”- ka thënë Elshani. Fotografitë më poshtë tregojnë se arma në fjalë u gjet në mal:

Në ditët pas sulmit në Banjskë, në profile të ndryshme pati postime të cilat tentonin ta përfshinin Manastirin e Banjskës në sulmin terrorist. Policia e Kosovës njoftoi se civilët dhe kleri fetar i manastirit nuk kishin lidhje me ngjarjet që ndodhën me datë 24 shtator 2023.