array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi se një suplement shëron prostatën

Deklarata

Alban Hoxha: Metodat që përdorin mjekët tanë për sëmundjet e prostatës më duken qesharake. Gjatë 40 viteve të punës sime në mjekësi, nuk është shpikur asnjë trajtim më efektiv për prostatitin dhe mosmbajtjen e urinës se sa receta e vjetër dhe e provuar

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Alban Hoxha: Metodat që përdorin mjekët tanë për sëmundjet e prostatës më duken qesharake. Gjatë 40 viteve të punës sime në mjekësi, nuk është shpikur asnjë trajtim më efektiv për prostatitin dhe mosmbajtjen e urinës se sa receta e vjetër dhe e provuar” është i rremë. Në këtë shkrim janë paraqitur mjekë me emëra fiktivë dhe janë përdorë fotografi ilustruese joreale. Mjekët thonë se pretendimet e paraqitura në këtë shkrim nuk kanë bazë shkencore. 

Artikulli

Më 15.04.2024, ueb faqja në internet ‘bin-br.guru’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Alban Hoxha: Metodat që përdorin mjekët tanë për sëmundjet e prostatës më duken qesharake. Gjatë 40 viteve të punës sime në mjekësi, nuk është shpikur asnjë trajtim më efektiv për prostatitin dhe mosmbajtjen e urinës se sa receta e vjetër dhe e provuar”.

Artikulli citon Dr. Alban Hoxha si ‘një figurë udhëheqëse në zhvillimin e metodave alternative jokirurgjikale për trajtimin e sëmundjeve kronike që prekin prostatën dhe sistemin riprodhues mashkullor’.

“Profesor Dr., i cili ka një përvojë 40 vjeçare në fushën e tij. Përveçse mjek, Albani punon edhe si pedagog në fakultetin e mjekësisë”- prezantohet Dr. Hoxha në këtë artikull.

Artikulli promovon një produkt i cili thuhet se shëron prostatën.

Krypometri ka kontrolluar në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës nëse Dr. Alban Hoxha është i licensuar në Kosovë për ta ushtruar profesionin e mjekut. Krypometri nuk ka gjetur ndonjë mjek me emrin Alban Hoxha në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Krypometri ka kërkuar edhe në listën e Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë dhe aty figuron një doktor me emrin Alban Hoxha nga Elbasani, por i njëjti është kirurg vaskular e jo specialist që trajton prostatën.

Nga kërkimet në Google Lens rezulton se fotografia reale e Dr Alban Hoxha i cili vepron në Shqipëri nuk përkon me fotografinë e publikuar nga ueb faqja në internet ‘bin-br.guru’.

Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse produkti i promovuar në këtë ueb faqe është i lejuar për tu shitur dhe tregëtuar në Kosovë.

Produkti Prostafix, nuk gjendet në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë, në listën e barërave me autorizim marketingu.

Krypometër ka kontaktuar me urologë e farmacistë për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë artikull.

Urologu Dr. Avni Fetahu ka thënë se trajtimi i sëmundjeve të prostatës bëhen bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat që janë në shitje nëpër barnatore.

Ai ka thënë se ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe ato janë: Prosturo, Prostacare, e të tjera.

Ndërsa, Rinon Dervishi në një shkrim autorial thotë se trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë së prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal.