array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi se një kremë shëron nyjet

Deklarata

Mitrev Clinic Skopje Dr.Mitrev: Pa dhimbje në nyje dhe kocka: Një hap drejt lehtësimit!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi i bërë nga faqja në Facebook “Mitrev Clinic Skopje Dr.Mitrev” me titull “Pa dhimbje në nyje dhe kocka: Një hap drejt lehtësimit!” është i rremë. Në Maqedoninë Veriore është “Spitali klinik “Zhan Mitrev”, por ata në profilin e tyre në Facebook apo faqen e internetit nuk e kanë publikuar një lajm të tillë. Në artikullin e publikuar nga faqja “Mitrev Clinic Skopje Dr.Mitrev” janë përdorë emra të mjekëve fiktivë dhe janë ilustruar me fotografi që përdoren për ilustrim. 

Artikulli

Më 08.03.2024, faqja në Facebook, Mitrev Clinic Skopje Dr.Mitrev’,(arkiva), ka postuar një video me titull: “Pa dhimbje në nyje dhe kocka: Një hap drejt lehtësimit!”.

Në përshkrim të kësaj videoje thuhet: “Mjeku: Mos trajtoni nyjet me injeksione! Nëse ndjeni dhimbje në nyjen e gjurit ose të hipit, kushtojini vëmendje recetës: shtoni 5 lugë në ujë të ngrohtë…”

Ndërsa kur klikon mbi video të dërgon tek artikulli më i gjatë me titull: “Kur nyjet nuk na lejojnë të bëjmë një jetë normale, mund të shpresojmë vetëm në një mrekulli!” – Intervistë ekskluzive me njeriun legjendar që bëri mrekullinë!”.

Krypometër fillimisht ka verifikuar nëse në Maqedoninë Veriore ekziston një klinikë me emrin “Mitrev Clinic Skopje Dr.Mitrev”, por nuk ka një klinkë me emër të tillë që operon në Maqedoninë Veriore. 

Më pas, Krypometër ka gjetur se kjo faqe ka përdorë një emër të përafërt me Spitali klinik “Zhan Mitrev” (Zan Mitrev Clinic) që vepron në Maqedoninë Veriore. Por, ky spital ka tjetër profil në “Facebook” si dhe ka një faqe të internetit, në të cilën janë publikuar të gjitha informacionet për mënyrën e funksionimit të këtij spitali.

Themelues dhe doktor në këtë spital është Zhan Mitrev. Në listën e doktorëve që punojnë në këtë klinikë nuk është asnjë profesionist shëndetësor me emërin “Dr. Venko Dulevski”, i cili citohet në artikull si ortoped dhe për të cilin pretendohet se është zbuluesi i një ilaçi që shëron sëmundjet e nyjeve.

Dr. Dulevski është i ilustruar edhe me një fotografi, por nga kërkimet në ‘yandex.com’, del që është fotografi për ilustrim.

E njëjta fotografi dhe i njëjti rrëfim është publikuar në vitin 2018 në portalin në gjuhën italiane ‘it6.artroluxcream.com’, por ortopedi është paraqitur me emrin “Pietro Romani”.

Krypometri ka kontrolluar në listën e Odës së Mjekëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rezulton se Dr. Venko Dulevski nuk është i licensuar dhe nuk është asnjë mjek I licensuar në Maqedoninë e Veriut, sipas kësaj liste.

Artikulli rekomandon kremën ‘Protexx’ si shërues të sëmundjeve të nyjeve, përkatësisht të ‘osteoartritit’. 

I kontaktuar nga Krypometër, ortopedi Zukë Xani thotë se trajtimi i sëmundjes ‘osteoartritit’ është shumë kompleks.

Ai thotë se kremi që promovohet në këtë shkrim nuk është pjesë e protokoleve për shërim të kësaj sëmundjeje.

“Nuk kam njohuri për këtë krem e as nuk e di çfarë substance aktive ka. Trajtimi i osteoartritit është kompleks, duke filluar prej terapisë medikamentoze, injeksioneve intrartikulare, fizioterapisë e deri në intervenim kirurgjik, pra gjithçka varet se në cilin stad është sëmundja”- tha Xani për Krypometër.