array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Varret e viktimave të masakrës në Reçak. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Pretendimi i rremë për deklaratën e Sylejman Kllokoqit

Deklarata

Bombardimet e NATO-s nisën një ditë pas Reçakut

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi se Sylejman Kllokoqi ka deklaruar se bombardimet e NATO-s nisën një ditë pas Reçakut është i rremë. Krypometri ka verifikuar se Kllokoqi nuk e ka thënë një deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 25 tetor 2023, uebfaqja me emër ontime.press (arkiva), ka publikuar një artikull me titull “Sylejman Kllokoqi: Ja si arrita të filmoja fshehurazi masakrën e Reçakut, ku falë asaj video në Kosovë ditën tjetër ndërhyri ushtarakisht NATO”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet në Facebook, Report TV(arkiva) dhe Top Lajme (arkiva).

Titull pretendon se Sylejman Kllokoqi ka thënë së një ditë pas i ka bërë filmimet e masakrës së Reçakut gjatë luftës, NATO ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë.

Artikulli i referohet një interviste që ka dhënë Kllokoqi për Report TV.

Krypometër ka verifikuar këtë informacion. Fillimisht është konstatuar se masakra e Reçakut kishte ndodur me 15 janar 1999, ndërsa ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka ndodhur me 23 mars 1999.

Krypometri ka kontrolluar për të verifikuar nëse kameramani Kllokoqi e ka dhënë këtë deklaratë.

Për të verifikuar këtë informacion është kontrolluar materiali i plotë i transmetuar nga kanali Report TV.

Deklarata origjinale tregon se Kllokoqi nuk ka thënë se një ditë pas masakrës së Reçakut kishte ndëryrë NATO.

Në materialin e egzaminuar tregohet se  “Kur erdh masakra e dytë e Reçakut, e mora kamerën dhe shkova në 5 në mëngjes dhe hyra në Reçak. I bëra ato xhirimet e famshme që sot janë nëpër krejt botën, dhe pas atyre erdh edhe bombardimi i NATO- s. E patën ndikimin në botë ato fotografi”- është shprehur ai.

Në tërë materialin e analizuar, kameramani Kllokoqi nuk ka përmendur se të nesërmën e masakrës së Reçakut është kryer ndërhyrja e NATO-së.

Sipas të dhënave, masakra në fshatin Reçak ka ndodhur me 15 janar 1999 ndërsa bombardimet e NATO-s kanë filluar dy muaj më vonë, më 24 mars 1999. Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.