array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë për çmimin e librave 

Deklarata

Ndersa sot 30€ blihen te gjitha librat nga qeveria Kurti

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi se librat për nxënësit mund të blihen me 30 euro është i rremë. Ministria e Arsimit i ka vlerësuar 50 euro librat të cilat blihen për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në të 5-tën.

Artikulli

Më 25 gusht në faqen e Facebook-ut, “Diaspora me Albinin” është shpërndarë një postim rreth çmimit të librave shkollor. 

“30€ blihej nje liber per nxenesit parate e taksave tona. Kontrate qe e bente qeveria, ne 2017 ishin shpenzuar 9 milion euro per libra.

Ndersa sot 30€ blihen te gjitha librat nga qeveria Kurti. Pronar i ndermarrjes Dukagjini te shtyp librat eshte Ekrem Lluka njeri i afert me krahun e hajnise ne Kosove”- thuhet në postim.

Krypometri ka verifikuar këto të dhëna. Informacioni se sot blihen të gjitha librat 30 euro, është i pasaktë.  

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, javën e kaluar ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. 

MASHTI me vendimin e saj i vlerësoi librat me çmimin minimal prej 50 euro për blerjen e teksteve shkollore për klasat 1-5 dhe 30 euro të tjera për materiale mësimore. 

Ndërsa për klasat 6-9 të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak mjetet financiare do të ndahen vetëm për mjete mësimore në shumën 30 euro.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Shtëpia botuese, “Dukagjini” ka thënë se të gjitha librat nuk mund të blehen me 30 euro. Ata po ashtu kanë konfirmuar se asnjëhërë nuk kanë ofertuar ndonjë libër me çmim 30 euro.

“Si “Dukagjin” s’e kemi pasë asnjë libër me atë çmim. Ka pasë prej shtëpive botuese për libra të minoriteteve. Nëse ndonjë libër i ka pas 200 faqe, veç përkthimi ka kushtuar 3 mijë euro (200x15euro) e sasia e kërkuar nga ministria ka qenë 155 copë e ja kanë vendosë çmimin 30 euro”- ka thënë Blerim Muhaxheri, drejtor i shtëpisë botuese “Dukagjini”. 

Krypometri ka evidentuar edhe disa lajme të rreme të shpërndara nga faqe në Facebook, rreth cmimit të librit, “Abetare”.

Më 21 gusht 2023 në faqen e Facebook-ut “Fleta Press” është shpërndarë një fotografi me mbishkrimin “Një abetare në tender me shumicë 25 euro, ndërsa me pakicë blihet me 4 euro!!”.

Ministria e Arsimit ka konfirmuar se çmimi për librin “Abetare” për këtë vit shkollor ka qenë 7 euro e 50 cent.

“Çmimi i abetares pas negociatës së fundit me operatorin  ekonomik Dukagjini ka qenë 7.56 (shtatë euro e pesëdhjetë e gjashtë cent për vitin shkollor 2023/2024 e cila lëndë është anuluar”- thuhet në përgjigjen e MASHTI-it më 29 gusht 2023.