array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimet e ekzagjeruara për bashkim të komunave 

Deklarata

Sa per fillim, deri sa nje dite do te shkruaj Komuna e Mitrovices. (pa veri e pa jug)

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Postimi “Sa per fillim, deri sa nje dite do te shkruaj Komuna e Mitrovices. (pa veri e pa jug)” është i ekzagjeruar. Ministria e Pushtetit Lokal ka thënë se nuk ka asnjë iniciativë të tillë dhe se në këtë moment nuk mund bëhet një bashkim i tillë i komunave. Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore e ka mohuar një gjë të tillë.

Artikulli

Më 20 qershor 2023 faqja “Diaspora me Albinin” shpërndau një shkrim me titull “Sa per fillim, deri sa nje dite do te shkruaj Komuna e Mitrovices. (pa veri e pa jug)”.

Ky lajm është ilustruar me një fotografi të emrit dhe llogos së re të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në të cilën shkruan: “Komuna e Mitrovicës së Veriut, Republika e Kosovës”, e që nuk ka qenë më herët, derisa qeverisjen e mori kryetari aktual Erden Atiq.

ligjin për vetëqeverisje lokale të MAPL-së thuhet se: “Komunat kanë emrat dhe kufijtë e tyre, si përshkruhet në Ligjin për Kufijtë administrativ të Komunave

dhe mund të ndryshohen vetëm në përputhje me atë ligj. 

“Simbolet e komunave mund të miratohen, apo ndryshohen me dy të tretën (2/3) e votimit të kuvendit të komunës, pas konsultimit publik gjithëpërfshirës”- thuhet në ligjin për vetëqeverisje lokale.

Komuna e Mitrovicës së Veriut është themeluar bazuar në pakon e Ahtisarit e cila parashihte që dy komunat e reja të Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore duhet ta zëvendësojnë ish komunën e Mitrovicës.

Për herë të parë në këtë komunë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar në vitin 2014, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

KALLXO.com ka kontaktuar me ministrin e pushtetit lokal Elbert Krasniqi i cili ka thënë se një inicitivë e tillë nuk ekziston dhe nuk mund të realizohet.

“Ky është një pretendim i rremë dhe qëllimkeq. Është dezinformatë, pasi nuk ka asnjë iniciativë e as diskutim që dy komuna të shkrihen në një të vetme, në Mitrovicë”- ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se për ndryshimin e ligjit për Kufinjë Admnistrativ të Komuanve duhet të votohet në Kuvend me shumicën e dyfishtë; pra përveç ⅔ e votave të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës duhen edhe ⅔ e votave të shumicës së deputetëve që mbajnë vende të rezervuara, pra që vijnë nga komunitetet.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq i cili ka thënë se nuk ka një tendencë dhe iniciativë të tillë.

“Jo, nuk është e vërtetë aspak, kjo është një informatë e rrejshme dhe nuk e kuptoj kush e ka publikuar. Pra, është një dezinformatë”– tha Erden Atiq për KALLXO.com.