array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postim i rreme për hartën e Kosovës në Komisionin Zgjedhor të Serbisë

Deklarata

Komisioni zgjedhor i Serbisë largon nga harta zgjedhore Republikën e Kosovës

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia nga konferenca e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Serbisë me mbishkrimin “Komisioni zgjedhor i Serbisë largon nga harta zgjedhore Republikën e Kosovës” është e rreme. Fotografia është e manipuluar. Krypometri e ka verifikuar se fotografia e hartës së Serbisë që është përdorë nga komisioni i zgjedhjeve të atij shteti e ka të përfshirë edhe Kosovën si pjesë të Serbisë. Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe është njohur nga shumica e shteteve që janë pjesë e OKB-së dhe tashmë është pjesë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Artikulli

Më 18 dhjetor 2023, faqja në Facebook “Albini për Kryeministër” ka shpërndarë një fotografi (Arkiva) të konferencës së zyrtarëve të Komisioni Zgjedhor në Serbi me titullin “Komisioni zgjedhor i Serbisë largon nga harta zgjedhore Republikën e Kosovës”.

Në të njëjtin postim, që ka marrë 30 shpërndarje dhe rreth 100 komente, është thënë “Ky është lajmi që do të thot që Serbia nuk ka sovranitet dhe integritet në Republikën e Kosovës që me ardhjen në pushtet Albin Kurti.”

E njëjta hartë më pas është shpërndar edhe nga Televizioni ATV (Arkiva).

Për të verifikuar këtë postim, Krypometri përmes “Google Lens” ka kërkuar fotografitë e ngjashme. 

Në mediat serbe, duke përfshirë televizionin publik të Serbisë (RTS) është publikuar një fotografi në të cilën pjesë e hartës së Serbisë është edhe Kosova. 

Krypometri e ka verifikuar përmes videove të publikuara rreth konferencës në fjalë se në prapavijë është harta e Serbisë duke e përfshirë Kosovën në të.

Për të verifikuar vertetësinë e fotografisë, Krypometri e ka vizituar faqen zyrtare të Komisionit Zgjedhor te Serbisë, duke vertetuar se në konferencën e mbajtur më 17 dhjetor 2023, harta në prapavijë e ka përfshirë (Arkiva) edhe Kosovën si pjesë të Serbisë.

Fotografi nga konferencat për media të Komisionit Zgjedhor të Serbisë, të mbajtura më 17 dhe 18 dhjetor 2023.
Fotografi nga konferencat për media të Komisionit Zgjedhor të Serbisë, të mbajtura më 17 dhe 18 dhjetor 2023.

E njëjta prapavijë është përdorë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë edhe në vitin 2022

Më 17 dhjetor 2023 Serbia ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale derisa SNS-ja e ka shpallur fitoren në të gjitha nivelet.

Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Që nga ajo kohë, Kosova është njohur nga 117 shtete dhe është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Banken Botërore, FIFA-në dhe UEFA-në

Që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë në dialog për normalizim të marrëdhëniëve që ka rezultuar me nënshkrimin e shumë marrëveshjeve. Përkundër dialogut, Serbia ende nuk e ka njohur pavarësin e Kosovë dhe vazhdon të mbajë atë pjesë e Kushtetutës së vet.