array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Në qendrën tregtare është hapur dhoma e lutjeve për gjitha fetë

Deklarata

Brenda “Prishtina Mall” hapet xhami – dhome lutjesh

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Postimi që thotë se brenda një qendre tregtare në Prishtinë është hapur xhami – dhomë lutjesh është pjesërisht i vërtetë. Në këtë qendër tregtare është hapur një dhomë për lutje, në të cilën mund të luten njerëzit e të gjitha besimeve apo feve dhe jo vetëm muslimanët.

Artikulli

Më 9 mars 2023, faqja e Facebook-ut “Ylli.net” ka publikuar një fotografi të dhomës së lutjes brenda një qendre tregtare në Prishtinë.

Përshkrimi i fotografisë thotë se brenda kësaj qendreje është hapur xhami – dhomë lutjesh.

Por, ky postim nuk është plotësisht i vërtetë, sepse në këtë qendër tregtare është hapur një dhomë për lutje, në të cilën mund të luten njerëzit e të gjitha besimeve apo feve.

Dhoma të tilla gjenden edhe në qendra të tjera tregtare në Kosovë, por edhe në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.