array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Mashtrimi në reklamë duke përdorur audio të rreme 

Deklarata

Vaj per donesim Ginger. Ndihmon ne: Shkrirjen e dhjamit, Djegijen e ymdyres
Dobesim te shpejt pa efekte ansore
Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi i faqes “Shiningshop” (arkiv, video) ne Facebook është i fabrikuar.

Robert Bojaj zëri i të cilit dëgjohet në këtë material ka konfirmaur për Krypometër se zëri i tij është manipuluar.

Artikulli

Faqja “Shiningshop”  (arkiv, video)  në Facebook ka publikuar sot, më 15 nëntor një video duke reklamuar një vaj me xhenxhefil, duke pretenduar se ai shërben për shkrirjen e dhjamit, djegien e yndyrës dhe dobësim të shpejtë pa efekte anësore. Në video dëgjohen biseda mes dy personash, ku ndër të tjera thuhet “Me e hek dhjamin ku dush, në cilën do pjesë të trupit që e sheh që je trashë, që ki dhjam”.

Krypometri ka konstatuar se kolona zanore e cila e shoqëron këtë produkt është e gazetarit Robert Boja i cili për momentin punon në televizionin ATV.

Për ta verifikuar se zëri është i prezantuesit Boja Krypometër ka kontaktuar me z.Bojën.

Në një deklaratë për Krypometër Boja ka konfirmuar se zëri është i tij mirëpo sipas Bojës përmbajtja është e manipuluar pasi në përmbajtjen origjinale ata nuk flasin për një produkt të tillë.

“Përmbajtja është e shkëputur nga një emision i cili për momonetin nuk është online për shkak të të drejtave të autorit”- Ka thënë Boja për Krypometrin.

Ai tutje ka shtuar se ka bërë publik edhe një denoncim në Facebook ku publikisht i ka njoftuar qytetarët se zëri i tij në atë produkt është vendosur pa autorizimin e tij

Krypometër ka kontrolluar profilin e Bojës në Facebook. Në një postim që ai e ka shprëndarë me datë 15/11/2023 përshkruhet se përmbajtja është e manipuluar.

“MASHTRUES – FAKE – Kjo faqe po e shfrytëzon zërin tim dhe të kolegut Laur Paçarizi për të mashtruar konsumatorët. Zëri që dëgjohet në këtë video, ka qenë për një produkt krejtësisht tjetër ndërsa këta janë duke e përdorur për një produkt të rrejshëm duke mashtruar qytetarët” – ka shkruar Bojaj në profilin e tij në Facebook.