array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i rremë se ushtria serbe futet brenda territorit të Kosovës

Deklarata

ALARMANTE -Ushtria SERBE futet brenda TERRITORIT te KOSOVES

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Video e publikuar më 24.04.2024 me përshkrimin “ALARMANTE -Ushtria SERBE futet brenda TERRITORIT te KOSOVES” është e rreme. Kjo video për herë të parë është publikuar më 20.03.2020 dhe e njëjta është xhiruar në fshatin Karaçevë, në vijën kufitare që ndanë Kosovën me Serbinë. Policia e Kosovës, ka thënë se në kohën e publikimit të videos, më 24.04.2024, nuk është raportuar për hyrjen e forcave serbe në territorinë e Kosovës. Video e publikuar më 24.04.2024 është rreme, megjithatë në të kaluarën janë shënuar raste kur Serbia kishte dislokuar forcat e saj në kufi me Kosovën.

Artikulli

Më 24.04.2024, faqja e Facebook-ut ‘Publiku dhe Publiku Videos’ (arkiva) kanë shpërndarë një video me titullin “ALARMANTE -Ushtria SERBE futet brenda TERRITORIT te KOSOVES”.

Në materialin e postuar shihet një mbishkrim “Ushtria serbe futet brenda territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë”.

Kjo video është publikuar si lajm më 24.04.2024, por nuk është treguar koha e xhirimit të videos. 

Përmes kërkimit të fotografive në TinEye, Krypometër ka gjetur se video fillimisht ishte publikuar më 20.03.2020 (shih këtu dhe këtu).

Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për ruajtjen dhe kontrollin e vijave kufitare të Republikës së Kosovës.

Zyra për Media e Policisë së Kosovës (ZIMP), në një përgjigje me shkrim, ka thënë se nuk kanë pranuar informacione se Ushtria e Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj ju inofmojmë se, bazuar në informacionet zyrtare nga data e adresimit të kërkesës suaj e deri më tani, nuk ka ndonjë informacion zyrtar për hyrje të forcave ushtarake serbe ne RKS”- thuhet në përgjigjen e ZIMP për Krypometër.

Policia e Kosovës është përgjegjëse për kontrollin e kufijëve të Kosovës. Kosova dhe Serbia ende nuk kanë marrëveshje të demarkacionit.

Ushtria e Serbisë afër kufirit me Kosovën 

Video e publikuar më 24.04.2024, për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë ishte e rreme, megjithatë janë shënuar disa raste kur forcat serbe janë dislokuar afër vijës kufitare me Kosovën. 

Më 21.03.2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut.

Ai ka publikuar një video në të ciën  shihen disa persona në uniformë. Kurti pati thënë se lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ndërsa, në prill të këtij viti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci gjatë një takimi me Shefen e operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, ka kërkuar nga NATO-ja që t’i trajtojë me seriozitet çështjen e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën.

Maqedonci ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, dhe se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës disa herë (shih këtu dhe këtu) kanë shprehur shqetësime për dislokimin e forcave serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”- kishte thënë Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, më 29.09.2023.

Krypometër ka kontaktuar me Burim Ramadani, njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-shef i përgjithshëm i AKI-së, i cili ka thënë se Kosova në vazhdimësi është provokouar nga Serbia.

“Provokimet e Serbisë janë serioze në vazhdimësi tashmë disa vjet. Dhe, sidomos pas 24 shtatorit 2023, nuk mund të përjashtohet asnjëherë ndonjë veprim konkret i Serbisë për të destabilizuar Kosovën në kuptimin e sigurisë. Edhe ngritja në ajër e kohëpaskohshme e aeroplanëve ushtarakë në kufirin me Kosovën janë indikacione për synime destabilizuese në Kosovë”- ka deklaruar Ramadani.

“Unë besoj se Serbia është duke synuar destabilizimin e brendshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe sulme terroriste nga grupe paramilitare në veri të Kosovës”- shton ai.

Ramadani vlerëson se mundësia e një sulmi pushtues ushtarak zyrtar i Serbisë është joekzistente derisa ekziston mandati të cilin e ka NATO përmes OKB-së.

Ramadani ishte emëruar Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së në nëntor të vitit 2019, përderisa në vitin 2022 ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes (fillimisht zëvendësministër i FSK-së) në vitin 2019 dhe Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO. Ndër detyrat tjera, gjatë viteve 2018- 2019, Ramadani ka udhëhequr punën ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës.