array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë se Italia ka dërguar mbi 1,000 ushtarë në Ukrainë

Deklarata

Italia mbyll hapësirën ajrore për Rusinë! I dërgon Ukrainës mitralozë, municione, raketa dhe mbi 1 mijë ushtarë”

Vlerësimi

Rrenë

Italia nuk do t’i dërgojë 1,350 ushtarë në luftën në Ukrainë. Italia është vend I NATO-së dhe sekretari i NATO-së ka thënë se nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë. Titulli I këtij lajmi është rremë.

Artikulli

Top Channel ka publikuar më 27 shkurt një artikull me titullin “Italia mbyll hapësirën ajrore për Rusinë! I dërgon Ukrainës mitralozë, municione, raketa dhe mbi 1 mijë ushtarë”.

Brenda artikullit është përmendur mbyllja e hapësirës ajrore me Rusinë pas luftës në Ukrainë. Top Channel ka cituar mediat vendase për këtë informacion si dhe ka shkruar se Italia ka vënë në  dispozicion 1,350 ushtarë dhe sipas tyre, të gjithë janë pjesë e njësive speciale.

Sipas faqes zyrtare në Twitter të presidencës së Italisë në këtë datë është njoftuar vetëm për mbylljen e hapësirës ajrore me Rusinë dhe jo për dërgim të ushtarëve.

Po ashtu është njoftuar për vendosjen e sanksioneve për Rusinë që janë paraqitur nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luidi di Maio po ashtu më 27 shkurt njoftoi në Twitter se Italia do t’i dhurojë 110 milionë euro për Qeverinë e Kyivit si mbështetje

Kurse sipas një njoftimi të Qeverisë së Italisë më 28 shkurt, masat që ka ndërmarrë kjo Qeveri për situatën në Ukrainë janë përfshirë ndihma me pajisje ushtarake, por askund nuk është përmendur dërgimi i forcave ushtarake në Ukrainë.

Italia është një prej 12 shteteve anëtare themeluese e NATO-s. Para 5 ditësh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se NATO-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.