array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Kryeministri Rama nuk ka thënë se do të mbështesë Serbinë në Euro 2024

Deklarata

Rama dhe Abazovic: Do te jemi ne stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Postimi në Facebook që thotë “Rama dhe Abazovic: Do te jemi ne stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë” nuk është i saktë. Edi Rama nuk ka thënë se do të mbështesë Serbinë kundër Anglisë në ndeshjen e zhvilluar në Kampionatin Europian të Futbollit UEFA 2024. Ndërsa, Dritan Abazoviq, ish-kryeministri i Malit të Zi kishte deklaruar se e mbështet Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë. Por, Abazoviq kishte thënë se ishte tifoz i Shqipërisë në këtë kampionat të futbollit.

Artikulli

Më 16.06.2024, një profil (arkiva) në Facebook ka publikuar një fotografi të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq me mbishkrimin “Rama dhe Abazovic: Do te jemi ne stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë”.

Krypometër ka kontrolluar nëse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë ndonjë intervistë rreth kampionatit Europian 2024 që është duke u mbajtur në Gjermani, si dhe nëse ka thënë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen e tyre kundër Anglisë.

Krypometër ka gjetur se Rama kishte dhënë një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport” për Kampionatin Europian të Futbollit UEFA 2024, por aty kishte thënë se do të mbështesë Shqipërinë në këtë garë.

Krypometri ka kontakutar Zyren për Informim të Qeverisë së Shqipërisë, të cilët kanë thënë se kryeministri i Shqipërisë nuk e ka thënë këtë gjë, por Abazoviq po.

“Kjo është dezinformatë. E para Rama s’është në stadium në asnjë ndeshje veç Shqipërisë. E dyta këtë e ka thënë Abazoviq dhe e ka pranuar, ai dhe e ka shpjeguar pse e ka thënë”- thuhet në përgjigjen me shkrim të dhënë nga Kabineti i Kryeministrit Rama.

Krypometër e ka gjetur videon në të cilën ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq flet për televizionin serb (RTS), e në të cilin thotë se do ta mbështesë ekipin e kombëtares së Serbisë kundër Anglisë.

“Nesër mbrëma do të jem në stadiumin në Gelzenkirhen, ku do të mbështesë Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj që është koha për befasinë e parë, le të jetë e guximshme, por pse të mos besohet që Anglia mund të bie”- ka thënë Abazoviq.

Krypometër ka gjetur një intervistë tjetër të ish-kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq i cili kishte sqaruar se është tifoz i Shqipërisë.

“Për televizionin shtetëror të Serbisë kam thënë se kam ardhur të mbështes Shqipërinë, por gjithashtu kundër Anglisë kam tifozllëk më të fortë ndaj Serbisë. I uroj sukses dhe ekipeve të tjera në këtë kompeticion”- kishte thënë Abazoviq për Euronews Albania.

Më 16.06.2024, në kuadër të Euro 2024, Anglia mposhti Serbinë me rezultat 1 me 0.