array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryeministri Kurti është deklaruar pas lëndimit të ushtarëve të KFOR-it

Deklarata

kështu shkruan për djalin e Rashiqit ndersa as edhe një fjalë për Kforin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i fotografisë i bërë me 3 qershor 2023: “kështu shkruan për djalin e Rashiqit ndersa as edhe një fjalë për Kforin” është i rremë. Që nga data 29 maj 2023 e deri më datën 3 qershor 2023 kur ishte bërë ky postim, Kryeministri Kurti kishte folur publikisht katër herë për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR-it në protestën e dhunshme në Zveçan. Ai e kishte bërë një video për protestat në veri të Kosovës, kishte dhënë intervista në dy televizione dhe për këtë temë kishte folur edhe para deputetëve të Kosovës. 

Artikulli

Faqja në Facebook Dr.Ibrahim Rugova – Na Mungon më 3 qershor 2023 ka shpërndarë një fotografi në të cilën është paraqitur një deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që është dhënë më 22 shkurt të 2021-ës, lidhur me një sulm që kishte ndodhur ndaj një qytetari në Graçanicë. Fotografia është shpërndarë me mbishkrimin: “Kështu shkruan për djalin e Rashiqit ndersa as edhe një fjalë për Kforin.”

Në atë kohë ishte sulmuar djali i ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq. 

Në anën tjetër, në faqen Dr.Ibrahim Rugova – Na Mungon, është thënë se kryeministri Kurti nuk ka thënë asgjë për KFOR-in, rastin e lëndimit të 25 pjesëtarëve të tij në protestat në Zveçan.

Një ditë pas sulmeve që u bënë nga protestuesit serb më 29 maj 2023 në Zveçan në drejtim të ushtarëve të KFOR, Kurti përmes një video mesazhi kishte folur për situatën që ishte krijuar të hënën e fundit të majit. 

“Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por, protestat dje e sot nuk ishin paqësore. Një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet. Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim” – kishte thënë Kurti më 30 maj 2023.

Kurti për sulm ndaj KFOR-it, zyrtarëve policor e ndaj gazetarëve kishte folur më 30 maj 2023 në një intervistë që kishte pasur në rrjetin më të madh televiziv amerikan dhe ndërkombëtar, CNN. Pra, të dy deklarimet Kurti i kishte bërë 3 ditë para se faqja në Facebook “Dr.Ibrahim Rugova – Na Mungon” kishte thënë se Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR-it.

Edhe më 1 qershor 2023 kryeministri Kurti ishte pyetur prapë për sulm ndaj pjestarëve të KFOR-it në një intervistë në televizionin nacional “KTV”. Aty kryeministri prapë kishte folur për këto sulme dhe për situatën që ishte krijuar më 29 maj 2023. 

Edhe më 2 qershor 2023, Kurti gjatë raportimit të tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës i kishte përmendur sulmet që u bën ndaj misionit të NATO-s në Kosovë.

“Unë ndjej keqardhje maksimale për sulmet që ndodhën dhe po ndodhin ndaj anëtarëve të policisë tonë, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve” – kishte thënë Kurti.