array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Interpretimi i gabuar i statusit të ish-Ambasadorës, Vlora Çitaku

Deklarata

Vlora Çitaku: Te henen me 27 shkurt Albin Kurti pranon asociacionin. (Duke shpreh deshiren e zjarrte te saj te bosnjezohet Kosova)

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi “Vlora Çitaku: Te henen me 27 shkurt Albin Kurti pranon asociacionin. (Duke shpreh deshiren e zjarrte te saj te bosnjezohet Kosova)” nuk është mbështetur në fakte. Konstatimet e bëra nga nën-kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku nuk janë shprehje e dëshirave të saj për marrëveshjen e mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo në postimin e saj ka thënë se marrëveshjet që mund të nënshkruhen janë rezultat i bisedimeve 2 vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. 

Artikulli

Më 23 shkurt 2023 faqja “Diaspora me Albinin” ka publikuar në Facebook një postim në të cilin thuhet se nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku dëshiron bosnjizimin e Kosovës.

Vlora Çitaku: Te henen me 27 shkurt Albin Kurti pranon asociacionin. (Duke shpreh deshiren e zjarrte te saj te bosnjezohet Kosova)”, thuhet në postimin e bërë nga faqja “Diaspora me Albinin”.

Ky postim është bërë si kundër-reagim ndaj një postimi të Vlora Çitakut, nënkryetarës së PDK-së.

Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruajë asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur”- thuhet në statusin e Çitakut.

Tutje në postim është thënë se “me 27 shkurt pas takimit ne Bruksel Vuqiq del i terbuar me kerkesen e Kurtit per themelimin e asociacionit te komunave shqiptare ne Serbi”.

Në postimin e bërë, nuk është ofruar asnjë dëshmi që Çitaku është duke e dëshiruar bosnjizimin e Kosovës. Çitaku asnjëherë nuk ka shprehur dëshirën dhe nuk është angazhuar për bosnjizim të Kosovës. 

Në postimin e bërë, ajo ka treguar se çfarë mund të arrihet si marrëveshje në Bruksel, por nuk ka thënë se ato janë dëshirat e saj.