array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacioni pasaktë se Bekim Haxhiu ka qenë “mercenar”

Deklarata

Vozit 61 mij euro vetur

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Mbishkimi “mercenar” i vendosur tek fotografia e deputetit Bekim Haxhiut është i rremë. Haxhiu nuk ka qenë mercenar, por ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i plagosur në luftë. Ai ka deklaruar në vitin 2022 se e posedon një veturë në vlerë 61 mijë euro.

Artikulli

Më 21 korrik 2023, faqja e Facebook-ut “Baloz Balozi” ka publikuar një fotografi të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Faqja ka vendosur si mbishkrim në foton e Haxhiut një veturë në vlerë 61 mijë euro dhe mercenar.

Deputeti Bekim Haxhiu ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk ka qenë mercenar.

Zëdhënësi i PDK-së, Valmir Klaiqi për KALLXO.com ka deklaruar se përmbajtja e postimit është e rreme pasi sipas tij Haxhiu ka qenë pjesë e UÇK-së.

“Është fake news, propagandë linçuese ndaj luftëtarëve të lirisë. Deputeti Bekim Haxhiu nuk ka deklaruar asnjëherë dhe nuk ka qenë mercenar i UÇK-së”- ka thënë Klaiqi.

Ai ka thënë se Haxhiu ka qenë i plagosur gjatë luftës.

“Bekim Haxhiu ka qenë ushtar i UÇK-së, i plagosur në vijat e frontit dhe është veteran i UÇK-së”- ka thënë Klaiqi.

Deputeti Bekim Haxhiu, në deklarimin e pasurisë për vitin 2022, ka thënë se e posedon një veturë të tipit Audi Q7 në vlerë 61 mijë euro.