array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja e mediave për Rakiqin

Deklarata

Publikohet super skandali, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq në aksion intim në jaht

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi “Publikohet super skandali, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq në aksion intim në jaht” është i pavërtetë. Fotografia e përdorur për ta mbështetur këtë postim është fotografi në të cilën shihet Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, e jo Goran Rakiq.

Artikulli

Më datë 30 gusht 2023 uebfaqja e internetit kosovapost.net ka publikuar një artikull me titull “Publikohet super skandali, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq në aksion intim në jahte”.

Në ballinën e këtij artikulli është publikuar një fotografi, ne të cilën, sipas portalit, është kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq me një grua në një jahtë në bregdet.

I njëjti artikull është publikuar edhe në disa faqe në Facebook: Mega Lajm, Kosova.info, Syri.net Kosova, Gazeta Bota Sot, Vetëvendosje me zemër, Bota Sot.  

Krypometri ka kontrolluar nëse në këtë fotografi është Goran Rakiq. Nëpërmjet mekanizmit të kontrollimit të fotografive në Google lens Krypometri ka konstatuar se fotografia origjinale është publikuar me datë 30 korrik 2023 në faqen e internetit Ny Breaking, në faqen Daily mail dhe në profil të instagram.

Krypometri ka konstatuar se fotografia e cila është publikuar në këto platforma shpjegon se personi i fotografuar në jahtë është themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez.

I njëjti artikull me të njëjten fotografi është publikuar edhe në media tjera ndërkombëtare si: Daily Mail, People, Flipboard

Lajmi është publikuar më 30 korrik 2023 dhe sipas këtyre mediave fotografia është realizuar në Capri të Italisë gjatë pushimeve të qiftit.

Bezos dhe Sanchez janë fotografuar disa herë në jahtë gjatë pushimeve të tyre në Evropë.

Krypometri ka kontrolluar nëse Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë publikuar fotografi në rrjetet e tyre sociale.

Më 24 korrik 2023, Sanchez ka publikuar një fotografi në Instagram ku duket Bezos në jahtë.

Po ashtu, më 30 korrik 2023, Sanchez ka publikuar një album me fotografi ku duket ajo dhe familjarët e saj gjatë këtyre pushimeve. “Një fundjavë e bukur me njerëzit që duam”- ka shkruar ajo.

Krypometri ka tentuar që për ngjarjen të marrë edhe një përgjigje nga Goran Rakiq mirëpo i njëjit nuk ëshë përgjigjur në interesimin e Krypometrit për të marrë një qëndrim për këtë qështje.

Rakiq është kryetar i partisë Lista Serbe e cila qeverisë me gjashtë komuna në Kosovë dhe ka numrin më të madh të deputetëve nga radhët e komunitetit serb në parlamentin e Kosovës.