array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e manipuluar e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiq

Deklarata

Burrë e grua, mish e thua

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia në të cilën shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është e fabrikuar. Në fotografinë reale kanë qenë Armistead Maupin dhe Christopher Turner.

Artikulli

Më 25 qershor 2023, faqja e Facebook-ut “Shqiptaret jane te lire” ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Burrë e grua, mish e thua”.

Në fotografi shihen kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Fotografia e publikuar nuk është reale, por është e fabrikuar. 

Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur se personat real në foto janë qifti Armistead Maupin dhe Christopher Turner, të cilët janë martuar që nga shkurti i vitit 2007.

Maupin është shkrimtar amerikan, kurse Turner është producent dhe fotograf.