array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e fabrikuar e Ilir Metës

Deklarata

Tani nuk i pëlqen kjo deklaratë / Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia me të cilën është ilustruar artikulli me titull “Tani nuk i pëlqen kjo deklaratë / Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin!” është e fabrikuar. Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka veshur këmishë të arit. Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur se në fotografia reale që është përdorë për këtë fabrikim është e Datta Phunge, një biznesmeni të pasur nga qyteti Pune i Indisë.

Artikulli

Më 27 qershor 2023, faqja e Facebook-ut “Portali 24”, ka shpërndarë përmbajtjen me titull “Tani nuk i pëlqen kjo deklaratë / Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin!”.

Portali 24 e kishte publikuar të njëjtën përmbajtje edhe më 7 prill 2023.

Për ilustrim, faqja ka përdorur një fotografi të ish- presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, që gjoja është vëshur me bluza ari dhe ka vendosur zinxhirë floriri.

Ilustrimi që ka përdorur faqja në fjalë është i fabrikuar.

Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur se fotografia reale që është përdorë për fabrikim është e Datta Phunge, një biznesmeni të pasur nga qyteti Pune i Indisë.

Phunge kishte kërkuar t’i “ndërtohej” një këmishë ari me peshë prej 3.5 kilogramë, për të cilën ai kishte paguar 1.2 Crore (valutë indiane) apo rreth 11 milionë euro. Në këtë çmim ai kishte përfshirë edhe punësimin e 15 argjendarëve dhe koston e arit.

TinEye është një aplikacion që mundëson kërkimin e shpejtë të imazheve. TinEye është veçanërisht i dobishëm të ndihmojë që të kuptohet nëse fotografitë ose imazhet janë prerë, ndryshuar përmasat, shtrembëruar ose manipuluar.