array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ardian Gjini nuk e mban premtimin për më shumë drejtoresha në kabinet

Deklarata

Ardian Gjini (23.09.2021) – “Më shumë se në këtë mandat. Prej 12 drejtorive i kemi tri, tash do të këtë më shumë. Do t’i bëjmë më shumë, 5, 6, 7. Për qejfin tim është diçka tjetër por ju e dini që ne duhet me arritë disa koalicione”

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini

Vlerësimi

Me kos

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar tri gra dhe 9 burra në krye të drejtorive komunale. Në “DebatPernime” Gjini kishte premtuar numër më të madh të grave drejtoresha se në mandatin e kaluar, kur i kishte emëruar vetëm tri. Por Gjini nuk e ka mbajtur këtë premtim.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë publike emrat e 12 drejtorëve dhe drejtoreshave që pritet të udhëheqin drejtoritë në Komunën e Gjakovës për katër vitet e ardhshme.

Nga 12 drejtori, vetëm tre prej tyre do të udhëhiqen nga gratë. Adea Roka do të jetë drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport; Adelina Shehu-Kola është emëruar drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Eranda Kumnova-Baçi do të udhëheqë me drejtorinë e Arsimit.

Ndërsa nëntë drejtorët burra në kabinetin e Gjinit janë: Durim Halilaj – drejtor për Buxhet dhe Financa; Ferdinand Kolaj – drejtor për Zhvillim Ekonomik; Kosovar Alija – drejtor për Punë të Përgjithshme Administrative; Shkumbin Kastrati – drejtor për Shërbime Publike; Hysni Muhadri – drejtor për Punë Inspektuese; Arben Bakalli – drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit; Gjevalin Nikollbibaj – drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë; Gani Hajdari – drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Haxhi Sejdiu – drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në emisioni “DebatPernime” me kandidatët për kryetar të Gjakovës, i cili është mbajtur me 23 shtator, Ardian Gjini duke folur për planin në lidhje me avancimin e gruas kishte thënë se numri i drejtoreshave do të jetë më i lartë së në mandatin e fundit, në të cilin e ka pasur vetëmr tri drejtoresha.

“Më shumë se në këtë mandat. Prej 12 drejtorive i kemi tri, tash do të këtë më shumë. Do t’i bëjmë më shumë, 5, 6, 7. Për qejfin tim është diçka tjetër por ju e dini që ne duhet me arritë disa koalicione”, kishte deklaruar Gjini.

Por Gjini ka dështuar të përmbush premtimin e tij për më shumë drejtoresha në kabinetin e tij. Përderisa tri drejtori do të udhëhiqen nga gratë, 9 drejtori të tjera do të udhëhiqen nga burrat. Por në Gjakovë në krye të kabinetit të Kryetarit të Komunës do të jetë një grua.

Ardian Gjini ka fituar kundër Mimoza Kusari – Lila në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gjini ka marrë 20,796 vota apo 55,97% ndërsa Kusari – Lila kishte grumbulluar 16,358 vota apo 44,03%.

Në Kuvendin e Gjakovës në 4 vitet e ardhshme do të përfaqësohen 6 parti me 35 asamblistë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar më së shumti asamblistë, gjithsej 11. Më pas renditet Lëvizja Vetëvendosje me 10, PDK-ja me 5, PShDK-ja me 4, LDK-ja me 4 si dhe Nisma Socialdemokrate me 1.