array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Avdullah Hoti - LDK

Alarmi i rremë për lënien e studentëve në rrugë

Deklarata

Avdullah Hoti: Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk ka akredituar shumë programe të universiteteve publike. Si rrjedhim, sipas ligjit, këto universitete duhet të mbyllin programet dhe studentët mund të mbesin në rrugë.

 

Avdullah Hoti

Vlerësimi

Me kos

Asnjë prej studentëve aktual të universiteteve publike e private nuk do të mbetet në rrugë si pasojë e vendimeve të fundit të Këshillit Shtetërore të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit të disa programeve studimore. KShC-ja thotë se pezullimi i akreditimit për disa programe është bërë me qëllim të mbrojtjes së cilësisë në arsim. Ndërkohë, këto vendime tashmë kanë nisur të politizohen.

Artikulli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen dhe refuzimin e akreditimit të disa programeve studimore për universitetet publike.

Deputeti Hoti ka thënë se me vendimin për mosakreditim të programeve, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) do të lërë shumë studentë në rrugë.

“Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk ka akredituar shumë programe të universiteteve publike. Si rrjedhim, sipas ligjit këto universitete duhet të mbyllin programet dhe studentët mund të mbesin në rrugë”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në ‘Facebook’.

Duke folur si shef i grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti ka thënë se vendimet e këtij Këshilli mund të sjellin ‘destabilizim të plotë të mbarëvajtjes së studimeve në universitetet publike në gjithë vendin’.

Hoti e ka bërë fajtor Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të thërrasim në llogaridhënie Qeverinë për këtë neglizhencë dhe dëmtim të imazhin të arsimit të lartë në Kosovë, duke mos i mbështetur universitetet në plotësimin e kushteve të kërkuara për akreditim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë”, ka thënë Hoti.

Por, Udhëzimi administrativ 15/2018 për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës thotë se vendimet e KShC për tërheqje të akreditimit nuk kanë ndikim në studentët që tashmë janë duke i ndjekur studimet në këto programe.

Anëtarja e KShC-së Rozafa Koliqi ka thënë për KALLXO.com se ‘vendimet e fundit të KShC-së nuk do të afektojnë asnjë nga studentët aktualë të regjistruar në programet e studimit në universitetet publike apo kolegjet private’.

Ajo theksoi se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) përmes vendimeve të veta obligohet që të mbrojë studentët nga ofertat jocilësore të arsimit të lartë dhe ka për qëllim që t’u sigurojë kushtet më të mira të studimit.

“Vendimet e fundit të KShC-së nënkuptojnë që institucioneve të cilat iu është tërhequr akreditimi nuk do të kenë mundësi të pranojnë studentë të rinj, ndërsa kanë obligim të vazhdojnë me studentët aktualë të tyre”, ka thënë Koliqi.

Sipas kësaj anëtareje të KShC-së, Standardet Europiane të Cilësisë në Arsim të Lartë përcaktojnë se roli i mësimdhënësve është esencial në krijimin e arsimit me cilësi të lartë.

“Nuk është hera e parë që KShC ka marrë vendime të tilla, ndonëse në numër më të vogël, andaj është e padrejtë ndaj studentëve që vetëm në këtë vit ata të keqinformohen dhe manipulohen në këtë masë të madhe.”, shtoi tutje Koliqi për KALLXO.com.

Vendimi i KShC për tërheqje të akreditimit bazohet ne nenin 21, pika 2 e këtij Udhëzimin administrativ.

“AKA mund të rishqyrtojë akreditimin e dhënë në çfarëdo kohe dhe më pas të tërheq vendimin e saj për akreditim nëse kushtet e dhënë me rastin e akreditimit janë shkelur’, thuhet në këtë pikë.

Në nenin 5 të këtij Udhëzimi administrativ, thuhet se ‘Akreditimi është njohje formale që tregon se një institucion i arsimit të lartë apo programet e tij të studimit i plotësojnë standardet ndërkombëtarisht të pranuara të cilësisë’.

Sipas këtij neni në pikën 2, ‘akreditimi përcakton statusin zyrtar të institucionit të arsimit të lartë dhe programeve të tij të studimit për një periudhë të caktuar kohore’.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është agjenci e pavarur e cila vlerëson dhe akrediton institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre të studimit.

Sipas Udhëzimit administrativ 15/2018 për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës; AKA përbëhet nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i cili është organ politikbërës dhe vendimmarrës i AKA-së.

https://kallxo.com/terhiqet-akreditimi-i-74-programeve-ne-universitete/?fbclid=IëAR2R7UIKzMaptNETËfvDEyeKuQ-aqnsyMglnymZ_YsruaVF0KLfosdYOz5U

https://kallxo.com/universitetet-publike-kerkojne-shkarkimin-e-anetareve-te-kshc-se-dhe-riakreditimin-e-programeve-te-kaluara/?fbclid=IëAR0LIe693bfn0vla3NKsR5LDdKnDmk_1-ZRq6yGy9zË7uk-Y5L1zbS0koBA

https://kallxo.com/dokument-kshc-iu-pergjigjet-rektoreve-nuk-i-plotesuat-kriteret/

https://kallxo.com/rektoret-para-komisionit-per-arsim-ne-excel-pame-vetem-ngjyren-e-kuqe