array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Facebook

Afatet e ‘skuqura’ të fillimit të punimeve në tregun e gjelbër në Junik

Deklarata

Agron Kuçi: Ju garantoj që në vitin 2018 do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër

 

Agron Kuçi

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Përkundër që kryetari i Komunës së Junikut e kishte bërë punë të kryer fillimin e punimeve në tregun e gjelbër, ato ende nuk kanë filluar. Krypometri do të monitorojë nëse punimet në këtë treg do të fillojnë siç kishte premtuar kryetari Kuqi.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, në debatin për kryetar komune ‘Debat Përnime’ kishte premtuar që punimet për tregun e gjelbër në Junik do të fillonin në vitin 2018.

“Ju garantoj që në vitin 2018 do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër, kemi lokacionin, kemi investitorin e ri, kemi edhe projektin e ri”, kishte thënë Kuçi.

Në muajin shtator, Kallxo.com kishte pyetur Komunën e Junikut nëse kishin filluar punimet për projektin e tregut të gjelbër, dhe përgjigja e Komunës ishte janë ‘në proces’.

Kallxo.com ka kërkuar më shumë shpjegime nga Komuna e Junikut se çka nënkupton ‘në proces’ për projektin e tregut të gjelbër.

Komuna e Junikut është përgjigjur më 5 tetor se në muajin e ardhshëm (nëntor) do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër.

“Me ‘në proces’, nënkuptojmë, muajin e ardhshëm, fillojnë punimet”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Junikut.

Agron Kuçi është zgjedhur për herë të tretë në krye të Komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.