Komuna e Junikut ekipet emergjente në terren, zona të ndryshme rrezikojnë vërshimin

Ekipet emergjente të Komunës së Junikut së bashku edhe me zjarrfikësit kanë dalë në terren në disa lokacione të ndryshme pasi të njëjtat rrezikojnë të vërshohen nga reshjet e shiut që ndodhën që nga mbrëmë.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin për emergjenca dhe shërbime publike Demokrat Ganiaj i cili tha se gjendja është jo e mirë.

Ai tha se rruga përgjatë vendeve Gjocaj- Jasiq është dëmtuar nga reshjet e shiut që nga mbrëmë.

“Rruga për bjeshkë është dëmtuar, kjo rrugë është asfaltu ditëve të fundit”- tha për KALLXO.com drejtori Ganiaj.

Komuna Junikut, Foto: KALLXO.com

KALLXO.com publikoi edhe pamje të vërshimeve dhe gjendjes aktuale në disa vende të ndryshme në Junik.

Aty shihen edhe ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencave deri sa janë duke larguar shembjen e dheut në rrugë.