Thaçi: Mora përkrahjen austriake për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka postuar një fotografi, dhe një shkrim nga takimi me liderët e Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian në Austri, ku po qëndron me ftesë të homologut të tij austriak, Alexander Van der Bellen.

Nga aty Thaçi thotë të ketë marrë mbështetje për marrëveshjen Kosovë- Serbi nga dialogu dhe për integrimin e Kosovës. “Kisha një bisedë shumë të mirë me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach. Austria do të mbështes Kosovën në të gjitha fushat, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.