Albert Krasniqi, Demokracia në Veprim. Foto: DnV

Krasniqi: Sistemi i drejtësisë nuk mund ta mbrojë veten

Albert Krasniqi nga IKD e quajti dorëheqjen e Prokurorit Special, Elez Blakaj, dështim i shtetit.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se nëse sistemi i drejtësisë nuk mund ta mbrojë vetëveten nuk mund të pritet mbrojtje e qytetarëve.

“Qeveria thoshte se pagat nuk po i rriste për vete, por për gjyqtarët dhe prokurorët që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.Sot prokurorët po japin dorëheqje dhe po i lënë edhe pagat e larta, vetëm për të shpëtuar kokën prej kriminelëve që po i kërcënojnë”, tha Krasniqi.

Ai tha se me këtë ngjarje shteti ka shpallur kapitullim nga  krimi.

“Sistemi i drejtësisë i pafuqishëm të mbrojë vetën lëre më qytetarët.Qeveria shpenzon para të buxhetit të shtetit me të vetmin qëllim – rritjen e klientelizmit.Kjo nuk mund të quhet ndryshe përveçse kapitullim i shtetit përballë krimit”, shkroi ai.

https://kallxo.com/thaci-denon-kercenimet-ndaj-prokurorit-blakaj/