Foto: Kallxo.com

Policia jep detaje për djegien e balonit në hyrje të Pejës

Një balon i vendosur në hyrje të Pejës, është djegur mbrëmë në ora 22:00. Policia e Kosovës është duke punuar në identifikimin e shkaqeve që shkaktuan djegien e balonës.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë ka thënë për Kallxo.com se pas marrjes së informacionit policia dhe hetuesit kanë dalë në vend të ngjarjes.

Por, sipas tij deri më tani ende nuk është bërë identifikimi i shkaktarit të zjarrit.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 22:00, policia dhe hetuesit kanë dalë në vend të ngjarjes me të marrë informacionet. Në vendngjarje ka dalë edhe eksperti i zjarreve dhe është duke u punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e rastit. Ende nuk dinë nëse shkaktar është rryma apo ndonjë person”, ka thënë zëdhënësi Gashi, për Kallxo.com.

Kallxo.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.

 

Foto: Kallxo.com

 

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com