Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

Ka përfunduar greva e minatorëve të Trepçës. 110 minatorë kishin hyrë sot në grevë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e marrjes së pagës për muajin janar, raporton 21Media.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Blerim Ymeri, ka konfirmuar se greva ka përfunduar dhe se është bërë realizimi e pagave në nivelin prej 70 për qind, ndërsa pjesa e mbetur do të bëhet javën e ardhshme.

Minatorët në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me vonesat e pagave të tyre. 21Media.