Albulena Haxhiu takon kryesuesin e Këshillin Gjyqësor, flasin për themelimin e Gjykatës Administrative

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka takuar sot gjatë ditës kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, në këtë takim, Haxhiu e Zogaj diskutuan çështje kyçe që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke përfshirë themelimin e Gjykatës Administrative.

“Në të cilin takim është diskutuar për reformën në drejtësi, planet për zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, raportin për vendin e po ashtu reforma në administratën e sistemit të drejtësisë dhe për veprimet që duhet të ndërmerren për themelimin e Gjykatës Administrative” – thuhet në njoftimin e MInistrisë së Drejtësisë.

“Në diskutimet e tyre, Ministrja Haxhiu dhe Kryesuesi Zogaj kanë shqyrtuar dhe adresuar gjithashtu çështjen e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë gjinore,” duke theksuar nevojën për një rol proaktiv në parandalimin e dhunës” – thuhet tutje në njoftim.