Komuna e Prishtinës rrënon disa ndërtime pa leje në lagjen 'Ulpiana'

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka rrënuar disa ndërtime pa leje në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë.

Inspekcioni i komunës ka rrënaur ndërtime të këtij lloji edhe në lagjen ‘Dardania’ dhe atë të ‘Bregut të Diellit’ para disa ditëve.

Lirimi i hapësirave të uzurpuara ka qenë një prej zotimeve të krytarit të Prishtinës, Përparim Rama.