Komuna e Prishtinës me ide kreative për parandalim të kalimit të këmbësorëve në semafor të kuq - FOTO

Komuna e Prishtinës ka bërë disa ndryshime në vendkalimet e këmbësorëve të rregulluara me semaforë.

Për të parandaluar kalimin teksa semafori është ende në dritë të kuqe, janë vënë sinjalizime me dritë edhe para pjesës ku presin këmbësorët.

Sinjalizim i ngjashëm është aplikuar edhe në Hong Kong për personat që rrijnë në telefon dhe nuk janë të vëmendshëm në vrojtim të rrugës.

Komuna e Prishtinës ende nuk ka bërë të ditur se cili është qëllimi i vënies së këtij sinjalizimi në afërsi të vendkalimeve për këmbësorë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike gjatë këtij viti ka ngjyrosur thuajse të gjitha vendkalimet nëpër zonat urbane e rurale, madje në afërsi të shkollave fillore, me ilustrime shtesë.