Foto: Ilirik Musliu/Facebook

Komuna e Prishtinës identifikon 21 deponi ilegale të mbeturinave, fillon trajtimi i tyre

Komuna e Prishtinës ka identifikuar 21 deponi ilegale të mbeturinave, derisa sot është larguar deponia me mbi 15 m3 mbeturina në lagjen “Kalabria”.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Ilirik Musliu.

“Në rajonin e Prishtinës, deri më tani kemi identifikuar 21 deponi ilegale, ku prej sot kemi filluar me prioritet trajtimin dhe revitalizimin e tyre. Sot në lagjen Kalabria, filluam largimin e mbeturinave të krijuara nga kjo deponi ilegale (15,358 m3)”, ka thënë Musliu.

Sipas Musliut, përvec problemit me deponitë ilegale, Prishtina ka sfidë edhe menaxhimin e mbeturinave.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për deponitë ilegale në rajonin e Prishtinës

Në mesin e vitit 2021, pas raportimit të KALLXO.com komuna largoi deponinë e materialit ndërtimor në lagjen ‘Arbëria’ afër Ambasadës Amerikane dhe varrezave të komunitetit ortodoks.

Kurse, deponia e fundit ku pati ndërhyrje nga komuna ishte në fshatin Bërnicë, sipas komunës, kjo deponi ka qenë nga më të mëdhatë në Prishtinë.

Largohet deponia ilegale e mbeturinave në Bërnicë